Bota është një vend i madh dhe i mrekullueshëm me mbi 8 miliardë njerëz të zakonshëm, jashtëzakonshëm, por edhe të… pazakontë.
Nga më i gjati tek më i shkurtri, nga gjokset më të mëdha, artificiale dhe natyrale, e deri tek beli më i hollë.
Më poshtë është edhe lista me 12 njerëz që ndoshta s’do ta besonit që kanë ekzistuar ndonjëherë. /tch/
Ms Myra – Është shndërruar në hitin e internetit. E ka të vështirë të gjejë recipetat për përmasën e saj. Shtetasja gjermane ka gjoksin më të madh artificial në botë; 32Z. Njëri gjoks i saj peshon 9 kilogramë dhe në brendësi ka 9 litra salinë, por ajo nuk është e kënaqur dhe kërkon t’i zmadhojë edhe më shumë.
Kim Goodman ka një talent krejt origjinal; zgurdullimin e syve. I gjithë ky “talent” i lindi pasi u godit në kokë nga një shkop hokeji.
Valery Smagliy-t natyra i ka falur qerpikë që do t’i kishte zili edhe femra më e bukur në botë. Gjatësia e tyre shkon deri në 7 centimetra.
Jason Barnum ka bërë tatuazh duke mbushur me bojë syrin e tij të djathtë. Megjithatë, kjo nuk është gjëja më e frikshme e tij. Aktualisht është duke vuajtur një dënim prej 22 vitesh burg pas një grabitje të armatosur, ku qëlloi edhe një oficer policie.
Muhibija Buljubasic – Këtij njeriu nuk i humbasin kurrë çelësat. Boshnjaku ka një forcë magnetike të lindur. Në trupin e tij mund të qëndrojnë pa problem sendet metalike, por edhe disa pajisje plastike.
Njeriu majmun – me 96 përqind të trupit të mbuluar nga qimet, kinezi Yu Zhenhuan është zyrtarisht njeriu më leshator në botë. Thotë se nuk ka brisk që e merr përsipër dhe po shpreson që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shpëtuar nga qimet e shumta.
Zonjusha-Vampir – Maria Jose Cristerna nga Meksika, ka shndërruar veten në një “personazh” djallëzor. Ka vendosur dy copa metali nën lëkurën e kafkës së kokës për të krijuar përshtypjen e brirëve, ka bërë qindra tatuazhe në fytyrë dhe trup. Ky është pasioni i saj, sa i përket profesionit ajo është një avokate e devotshme kundër dhunës në familje.
Michelle Koebke – Ëndërronte të kishte belin me të hollë në botë. Vendosi korsetë dhe nga 63.5 centimetër bel, kaloi në 53 centimetër, ndërsa me korsenë vënë, beli i saj ngushtohet në 40 centimetër. Imagjinoni dot se ç’ndodh me organet e saj?
Wang Fang – Gruaja kineze ka lindur me një çrregullim të rrallë; këmbët e saj janë të orientuara nga ana e kundërt; thembrat nga duhej të ishin gishtat dhe gishtat nga thembra. Megjithatë, Wang ka refuzuar që të regjistrohet në listën e personave me aftësi të kufizuara dhe punon si kamariere në një restorant të zëshëm në qytetin Chongqing.
Vigani dhe shkurtabiqi – Njeriu më i gjatë në botë, Sultan dhe më i shkurtri, Chandra u takuan në vitin 2014 në Turqi. Turku Sultan Kosen është i gjatë 2 metra e 44 centimetër, ndërsa Chandra, që fatkeqësisht ndërroi jetë në muajin shtator, ishte vetëm 60 centimetra.
Njeriu më gjysmë-kokë – Carlos Rodriquez humbi pjesën më të madhe të kafkës së tij pas një aksidenti me makinën që po e drejtonte nën efektin e pijeve alkoolike. Kur u arrestua për shfrytëzim prostitucioni, fotoja e publikuar nga autoritetet amerikane u përhap me shpejtësi në internet.
Ndryshe nga Ms Myra, Annie Hawkins-Turner ka një gjoks 48V dhe të gjithin të falur nga natyra; asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Për shkak të përmasave, Annie thotë se shpesh është objekt ngacmimesh në rrugë nga të panjohurit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Sa është gjysma e 4+4?", detyra matematikore që po habit internetin
Burri hap gojën e luanit masiv me duar, pamjet bëhen virale
Historia e parave: Kur, pse dhe si u përdorën për herë të parë?
Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit
Pa iu trembur syri, vajza mban mbi supe gjarprin masiv që rrëshqet nëpër trupin e saj
Përgjigja e vajzës për pyetjen se sa vjeç është nëna e saj, i bëri njerëzit të qeshin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Trupat e Koresë së Veriut shihen duke u pajisur me uniforma në Rusi përpara dislokimit të mundshëm në Ukrainë
Analistët në Serbi: Pavarësisht fituesit, mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar
Nga janari i vitit 2025, 200% rritje të tatimit për pronat komerciale
Dzeko zbuloi momentin më të dhimbshëm nga Interi: Kur e shoh sërish, mbuloj menjëherë ekranin me dorë
Rana e Hedhun plot me vizitorë edhe në tetor, flasin turistët e huaj
Paradoksi i BE-së, jep fonde nga plani i rritjes për Kosovën por masat vazhdojnë