LAJMI I FUNDIT:

Reeves pranon se ndihet i vetmuar, ndërsa thotë se është i mërzitshëm në jetën e përditshme

Reeves pranon se ndihet i vetmuar, ndërsa thotë se është i mërzitshëm në jetën e përditshme
Keanu Reeves (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Keanu Reeves është një prej yjeve më modestë të Hollywoodit, gjithmonë ka kohë për intervista dhe gjithmonë përpiqet të jetë shumë i kulturuar.

Ndërsa në një prej prononcimeve më të reja ka pranuar se ndihet i vetmuar dhe shpreson ta gjejë dashurinë e madhe.

Keanu Reeves, aktori modest që përjetoi shumë tragjedi në jetë
Lexo po ashtu Keanu Reeves, aktori modest që përjetoi shumë tragjedi në jetë

Aktori së fundmi ka qenë i angazhuar me promovimin e filmit më të ri, “John Wick 3: Parabellum”, në të cilin luan krahas Halle Berry.


Duke folur për Jakarta Post, Keanu e ka komentuar vazhdimin e tretë për John Wick, si dhe iu është përgjigjur disa pyetjeve personale. Njëra prej tyre kishte të bëjë me dashurinë, ndërsa ai ka thënë se në kohën e fundit ndihet i vetmuar.

“Tash për tash nuk kam dashur. Por, nëse ndonjëherë shfaqet, unë do ta dua dhe do ta respektoj atë person. Shpresoj që dashuria të më ndodhë sa më shpejt”, ka thënë Reeves.

Ai ka shtuar se nuk shqetësohet shumë për gjërat romantike, teksa ka thënë se nuk e konsideron veten të veçantë.

“Unë jam aktor, vazhdimisht më ndjekin fotografët. Por, përveç kësaj, nuk dal shumë dhe nuk bëj shumë gjëra. Jam kryesisht i mërzitshëm”, ka thënë 54-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori