LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e veriut mund të dorëhiqen pas Samitit të Parisit

Kryetarët e veriut mund të dorëhiqen pas Samitit të Parisit

Goran Rakiq, Vuçina Jankoviq, Zoran Todiq dhe Serxhan Vulloviq, mund të japin dorëheqje pas mbajtjes së Samitit të Parisit.

Kryetarët e porsazgjedhur të komunave veriore të Kosovës, Goran Rakiq, Vuçina Jankoviq, Zoran Todiq dhe Serxhan Vulloviq, ka gjasë të dorëhiqen sërish pas Samitit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik 2019, mendojnë shumë serbë në veri të Mitrovicës, duke u referuar fjalëve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ua ka rekomanduar kryetarëve të komunave veriore që të mos nguten me dorëheqjet derisa të përfundojë ky takim, i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, shkruan gazeta “Zëri”.


Stefan Samarxhiq, ekonomist, thotë se kryetarët e porsazgjedhur do të veprojnë ashtu siç u thotë Beogradi, respektivisht presidenti Vuçiq.

“Ai (Vuçiqi) në takimin që ka pasur me rreth 140 serbë të Kosovës u ka thënë atyre të mos nguten me dorëheqjet pa e ditur se çfarë do të ndodhë në Paris, më 1 korrik, në mes të liderëve serbë dhe atyre shqiptarë, me ndërmjetësimin e Merkelit dhe të Macronit. Por gjendja mund të ndryshojë pas ndërhyrjes së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës. Kryetarët serbë ndodheshin në Beograd kur ka ndodhur aksioni i Policisë së Kosovës dhe ata kanë ardhur në Kosovë me fjalë të rënda, madje edhe fyese për liderët në Prishtinë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori