Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se shumë shpejt do të krijojë një parti të re, emrin e së cilës nuk e bëri publik, por që tha se është veçse i vendosur dhe këtë e ka bërë me ndihmën e miqve të tij në: Evropë, Amerikë, Kanadë e Australi.
Zeka tha që në partinë e tij nuk është kriter shkolla, por ndershmëria.
“Në partinë tonë nuk është kriter shkolla, por ndershmëria. Krejt janë bë doktorë të shkencave, intelektualë, nuk mundesh me kanë doktor shkence, e intelektual kur ti vjedhë pasurinë e popullit tënd. Kështu që kriteri bazë, do të jetë ndershmëria”, tha ai, për RTV21.
Deputeti Zeka tha që në parti janë të mirëseardhur të gjithë zyrtarët e lartë që janë të ndershëm.
Ai gjithashtu tregoi që hapi i parë që do të bëjë, është hapja e një banke kombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251