LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ideja e Thaçit për bashkim kombëtar, kundërkushtetuese

Tahiri: Ideja e Thaçit për bashkim kombëtar, kundërkushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e disa ditë ka filluar t’i shpeshtojë deklaratat për për bashkim kombëtar. Duke përmendur izolimin që është duke iu bërë Kosovës nga BE-ja, i pari i shtetit po thotë se kjo është një nevojë e pashmangshme e Kosovës.

Mirëpo, këto deklarime të Presidentit, po shihen me skepticizëm nga ana e njohësve të çështjeve politike në vend, jo për thelbin e idesë, por për pamundësinë e realizmit të saj.


Politologu kosovar, Ramush Tahiri, thotë se ideja e Bashkimit Kombëtar, është një ide e vjetër dhe se me Kushtetutë e ka të ndaluar bashkimin me shtetet e tjera që në nenin e parë dhe kjo është marrë për bazë gjatë shpalljes së pavarësisë për arsye që populli shqiptar të mos shkaktojë tensione tjera në regjion.

“Ideja e Bashkimit Kombëtar është ide shumë e vjetër, është prej Rilindjes e këndej sepse të gjithë popujt kanë krijua shtetet kombëtare në bazë etnike dhe kur është krijues Shqipëria shtetet fqinje kanë marrë territore të saj dhe Shqipëria etnike nuk është bërë dhe tash edhe 100 vjet pas përkufizimit shtetëror, kjo ide ka mbet aktuale. Kuvendi i saj ka të drejtë me nxjerrë deklaratë ose vendim për bashkim me cilindo shtet tjetër”, tha Tahiri, për Ekonomia Online

Idenë e presidentit Thaçi, Tahiri e cilëson si një ide që ka mbështetje, por sipas tij kjo nuk mund të bëhet për momentin, me arsye se Kosova është përcaktuar në çështje tjera jetike, për sovranitet e integrim në BE.

“Kërkesa e presidentit Thaçi është ide serioze, është ide që ka mbështetje dhe si president ka përgjegjësi të caktuara, a do realizohet kjo ide, mbetet të shihet se a do ketë iniciativë në Kuvend dhe si do reagon Bashkësia Ndërkombëtare, por si ide nuk mundet askush me e mohu. Nuk është aktuale ideja e bashkimit kombëtar për momentin, por mund të bëhet. Për momentin  Kosova është përcaktua që të jetë shtet sovran dhe i pavarur, të bëhet anëtare e OKB-së dhe BE-së dhe kufijtë mos të ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe mes rajonit, populli shqiptar ka interes që të mos ketë kufij me shtetet fqinje”.

Arsyen e presidentit për këtë ide që presidenti nuk e kishte shfaqur ndonjëherë më herët, Tahiri thotë se e di.

Njëjtë si në deklarimet e presidentit, edhe Tahiri thotë se arsyeja e kësaj ideje, është pasi presidenti Thaçi është i zhgënjyer me procesin e ngadalshëm të Integrimit Evropian dhe pamundësinë e Lëvizjes së lirë për kosovarët, drejt vendeve të BE-së.

“Mendoj që Presidenti është i zhgënjyer me procesin e ngadalshëm me procesin e ngadalshëm të Integrimeve Evropiane, me mos liberalizimin e vizave, sepse Kosova do ishte dashtë edhe para Serbisë ta ketë liberalizmin e vizave dhe të jetë e integruar në Evropë, sepse Kosova është projekt edhe ndërkombëtarë… Kjo ide nuk mendoj që është aktuale dhe do shkojë në kuvend, po të shkon në Kuvend unë nuk mendoj që ka deputet që do ketë kurajon morale që të veton kundër bashkimit kombëtar”, u shpreh Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori