LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Zvicër: Dyshohet se 60 vjeçari vrau të dashurën shqiptare për xhelozi

Tragjedia në Zvicër: Dyshohet se 60 vjeçari vrau të dashurën shqiptare për xhelozi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cyrih të Zvicrës, të premten, pasi një 60 vjeçar mori peng të dashurën e tij shqiptare dhe shoqen e saj (bashkëbanuese), duke i vrarë pastaj.

Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S., me prejardhje nga Kamenica.

Pas marrjes peng nga 60 vjeçari, të cilit nuk është bërë i ditur nacionaliteti, ishte telefonuar qendra e thirrjeve emergjente, duke kërkuar ndihmë nga një fqinj aty afër.Sipas dëshmitarëve, njëra nga të marrurat peng kishte dalë në ballkon, por që pastaj duke bërtitur në spanjisht, 60 vjeçari, iu kishte thënë “shikoni se çfarë keni bërë”.


Siç shkruan Blick.ch, transmeton Telegrafi më pak se 10 minuta pas thirrjes emergjente, policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Marrësi i pengjeve shikon dritaren dhe i kërkon policisë të qëndrojë larg.

Ai u kishte thënë policisë zvicerane se kishte dy gra peng dhe i kërcënoi t’i qëllonte ato nëse policia nuk tërhiqet  menjëherë.

Pas kërcënimit të 60 vjeçarit,  arrijnë njësia e ndërhyrjes Scorpion dhe specialistët e grupit negociator. Në të njëjtën kohë, lokacioni është i rrethuar nga policë me uniformë.

Ngjarje e rëndë në Zvicër: Një person merr peng dy gra në Cyrih dhe i ekzekuton, njëra nga to është nga Kosova
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Zvicër: Një person merr peng dy gra në Cyrih dhe i ekzekuton, njëra nga to është nga Kosova

“U udhëzuam të mbyllnim dyqanet dhe të mos largoheshim nga shtëpia”, thotë një dëshmitar.

Në kontaktin e fundit në ora 8.30, pengmarrësi u thotë se do të heqë dorë për dhjetë minuta dhe do të përballet me policinë. Pak më vonë, dëgjohen disa të shtëna në apartament.

Njësia e ndërhyrjes futet në vendin e ngjarjes dhe gjen tre persona të plagosur rëndë, dy gra dhe pengmarrësi.

Por, si pasojë e plagëve të marra, dy viktimat e gjinisë femërore dhe pengmarrësi vdesin në vend.

Lidhur me mos ndërhyrjen e policisë, zëdhënësi për media Marco Cortesi, ka thënë se, nuk është vepruar me forcë pasi pengmarrësi kishte thënë fillimisht se do të dorëzohet, dhe autoritetet zvicerane, nuk kanë menduar se në fakt, do të ndodhte vrasja.

Ndërkaq, nuk dihen shkaqet që sollën tragjedinë, por policia është duke i hetuar të gjitha pistat, për të kuptuar se si erdhi deri të vrasja.

Sipas presupozimeve të para, bëhet fjalë për çështje parash dhe xhelozi dhe se viktima tjetër nuk kishte të bënte me rastin e çiftit…

Shqiptarja nga Kosova dhe shoqja e saj, jetonin së bashku në një banesë, në Döltschiëeg, ndërkaq vrasësi, në një adresë tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori