LAJMI I FUNDIT:

OKB: Kosova nuk mund të shpallë zyrtarët e UNMIK-ut persona të padëshiruar

OKB: Kosova nuk mund të shpallë zyrtarët e UNMIK-ut persona të padëshiruar

Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjestar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai u arrestua, së bashku me një punonjës tjetër të UNMIK-ut, të kombësisë serbe, gjatë një operacioni policor në veri të Kosovës , që sipas autoriteteve drejtohej kundër disa personave që dyshohen për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.


“Të dy zyrtarët tanë janë liruar në në fillim të javës. Zyrtari rus tre ditë më pare, ndërsa anëtari serb dje. Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, thotë zëdhënësi.

Dhjetëra persona në listën "non-grata" që s’mund të hyjnë në Kosovë
Lexo po ashtu Dhjetëra persona në listën "non-grata" që s’mund të hyjnë në Kosovë

Njoftimin për shpalljen e zyrtarit rus të misionit të UNMIK-ut si person të padëshiruar e bëri Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z. Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshoj territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, shkruan zoti Haradinaj.

Punonjësi rus i Kombeve të Bashkuara dhe punonjësi tjetër i kombësisë serbe u arrestuan gjatë ndërhyrjes së policisë për të hequr barrikadat e vendosura nga banorët në komunën e Zubin Potokut për të penguar veprimet e policisë.

Zyrtarë të policisë thanë se një makinë e UNMIK-ut ndodhej në njërën nga barrikadat e vendosura në komunën e banuar me shumicë serbe.

Zyrtari rus ndodhet në një spital të Beogradit për t’u kuruar.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori