LAJMI I FUNDIT:

Yll Limani reagon për rrahjen e gruas rome në Ferizaj: Marre ju qoftë, kafshë

Yll Limani reagon për rrahjen e gruas rome në Ferizaj: Marre ju qoftë, kafshë
Foto: Yll Limani/Instagram

Gruaja nga komuniteti rom e cila para disa ditësh u linçua nën akuza të rrejshme dhe u sulmua në Lipjan nga disa qytetarë, është parë të premten në qytetin e Ferizajt.

Ajo u sulmua nga disa nxënës, të cilët e rrëzuan atë përtokë, ndërsa pamjet e këtij sulmi janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.


Pas reagimeve të shumta nga krerët politikë, duket se të heshtur për rastin nuk po qëndrojnë as artistët.

Reagon sërish policia: Gruaja rome nuk përbën rrezik për askënd, do të ketë masa për personat që e sulmuan
Lexo po ashtu Reagon sërish policia: Gruaja rome nuk përbën rrezik për askënd, do të ketë masa për personat që e sulmuan

Këngëtari Yll Limani publikoi një imazh të sulmit në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës tregoi revoltën e tij lidhur me mediat që e shpërndanë fillimisht si të rrejshëm lajmin.

“Dedikuar pesudogazetarëve dhe portaleve që raportuan rrejshëm për personin që po sulmohet e dhunohet fizikisht ditëve të fundit, pa faj: Marre ju qoftë. Kafshë”, kanë qenë fjalët e këngëtarit.

Foto: Yll Limani/InstaStory

Ndërkohë sipas policisë, personi në fjalë, nuk paraqet rrezik për askënd, nuk ka nevojë të ngrihet ndonjë shqetësim në opinion, dhe se deri me tani nuk ka pasur asnjë viktimë të raportimit të ndonjë rasti të tillë ndaj saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina

"Nuk dua të flas për atë pjesë hiç", reagimi i Bleros kur pyetet për ndarjen nga e dashura e tij e re

Magazina
Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Kim Kardashian trondit sërish me korse të ngushtë dhe fustan të tejdukshëm në Met Gala 2024

Magazina
Kalo në kategori