Gruaja rome e cila u sulmua dje në Lipjan, është sulmuar sërish sot në Ferizaj nga një qytetar, derisa të tjerët po e shikonin.
Lidhur me këtë kanë reaguar krerë të shtetit, përfaqësues institucionesh, dhe shoqëria civile.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë obligim që t’i mbrojnë qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Gruaja rome sulmohet prapë në Ferizaj. Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet? Përveç turpit të përgjithshëm që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren. E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmës dhe sulme të tilla”, ka shkruar Ahmeti.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sulmi ndaj gruas rome është forografia e shtetit të Kosovës. Abdixhiku në një status në Facebook ka shkruar se ky sulm është rezultati përfundimtar i një vendi të kapur.
“Ja pra. Kjo është fotografia e shtetit tonë; e shoqërisë sonë. Rezultat përfundimtar i një vendi të kapur. Kështu përfundon. Një grua e shtrirë përtoke dhe një turmë që brohoret e aplaudon. Një gjeneratë e humbur, e paditur dhe me urrejtje plot. Një gjeneratë që shtypë të ligun ani pse babë, nënë, gjysh e gjyshe të shtypur i kishin gjithnjë. Kjo është fotografia e fabrikave të paditurisë që i quajmë shkolla rëndom. Ja çfarë po krijojmë. Me rëndësi autostradat miliardëshe e urat më të gjata në rajon. Kjo është fotografia e shtetit të dështuar në rrënjë. E një policie që s’reagon; e një gjyqësie që s’dënon, e një politike që jep shembull se gangsterizmi është krejt i zakonshëm. Huliganë lartë, huliganë poshtë, s’ka si të del ndryshe. Jemi në krizë. Morale, intelektuale, njerëzore”, ka shkruar Abdixhiku.
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka shkruar në Facebook se ata që përdorin dhunë ndaj një personi i cili ka nacionalitet është fashizëm dhe racizëm.
”Turma që e rrah një grua rome vetëm se është e tjetër nacionaliteti dhe se ka ngjyrë tjetër është racizëm dhe fashizëm. Të ligë janë ata që ushtrojnë dhunë në më të dobëtin se vetja e tyre. Turp! Beteja më e madhe në këtë shoqëri është beteja me racizmin e fashizmin vetanak”, ka shkruar Deda.
Edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj këtij sulmi në rrjetin e tij social Facebook.
Ismaili ka shkruar se i vjen turp që flet e jeton në të njëjtin vend me njerëz që linçojnë dhe rrahin qytetarë pa pikë faji.
“Marre po më vjen. Marre po më vjen që e flas të njajtën gjuhë, e jetoj në të njajtin vend me njerëz që linçojnë e rrehin qytetarë pa pikë faji në pikë të ditës. Marre po më vjen që frymoj të njajtin ajër me gazetarë, edhe jo veç gazetarë, që rrejnë e mashtrojnë, duke i marrë në qafë të tjerët, për pak përfitim për vete. Sot, marre po më vjen që edhe rranjët i kam në Ferizaj, e marre po më vjen prej policisë së shtetit tim, që s’i mbron qytetarët e saj”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Për sulmin ndaj gruar kanë reaguar edhe krerët e shtetit duke e quajtur si të papranuar dhunën ndaj gruas rome.
Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga organet e rendit për veprim të menjëhershëm e të rreptë për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë, duke thënë se është e papranueshme dhe e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë.
Po ashtu edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli kanë reaguar për sulmet fizike ndaj një gruaje rome, nga disa të rinj.
Veseli ka thënë se është i shokuar me pamjet dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm të organeve të rendit. Ndërsa Pacolli, ka kërkuar nga Policia e Kosovës të veproj sa më parë.
Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt ku u sulmua gruaja rome ka reaguar duke thënë se ky rast më së paku shpërfaqë mikpritjen për të cilën dallohet ky qyteti dhe tolerancën e kultivuar ndër vite mes njëri-tjetrit. Ai ka dënuar këtë akt të dhunës ndaj qytetares e cila është sulmuar dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë dhe sigurisë që në afat sa më të shpejt të marrin masat e nevojshme përkitazi me legjislacionin në fuqi.
Kurse Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (RROGRAEK) konsideron se kjo që po ndodh me gruan rome, është tejet serioze, pasi që ajo u sulmua, përkundër asaj që shteti një ditë më parë, e mori atë nën mbrojtje.
Ndërkaq pas këtij sulmi ka reaguar sërish Policia e Kosovës. Përmes një njoftimi, Policia thekson se, referuar shqetësimeve të ngritura në opinion këto ditë, si dhe referuar incidenteve apo sulmeve të drejtuara ndaj një viktime femër rome nga Podujeva, Policia ka bërë verifikimin e saj dhe po ashtu publikimin e lajmit se personi i apostrofuar në media, i sulmuar tani në dy raste, është ndaluar dhe verifikuar disa herë nga Policia, dhe se e njëjta nuk është person i dyshuar dhe nuk është e përfshirë në asnjë rast të vjedhjeve e as të kidnapimeve siç pretendohet në opinion.
Sipas policisë, personi në fjalë, nuk paraqet rrezik për askënd, nuk ka nevojë të ngritet ndonjë shqetësim në opinion, dhe se deri me tani nuk ka pasur asnjë viktimë të raportimit të ndonjë rasti të tillë ndaj saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025