LAJMI I FUNDIT:

Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski në arrest shëpiak

Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski në arrest shëpiak

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale e zëvendësoi masën e paraburgimit në arrest shtëpiak për Spiro Ristovskin dhe Vlladimir Atanasovski të cilët akuzohen për sulmin në Kuvend më “27 prill 2017”, ndërsa Mile Janakievskit i zgjati arrestim shtëpiak edhe për 30 ditë. Këshilli Penal mori vendim me kërkesë të Prokurorisë së Krimit të Organizuar, e cila sot ngriti akuza ndaj katër personave, si organizatorë të ngjarjeve të “27 prillit”.

“Duke procedura në bazë të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike dhe në lidhje me aktakuzën e sotme të paraqitur për ngjarjet e 27 prillit 2017, që u zhvillua në Kuvend, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup miratoi vendim e të cilën, pranohet propozimi dhe dy të akuzuarve masën e paraburgimit ua ndryshon në masë të arrestit shtëpiak, ndërsa njëri të akuzuar masa e arrestit shtëpiak i zgjatet për 30 ditë”, thonë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Aktakuza do të zbatohet sipas sistemit AKMIS të Këshillit për vlerësimin e aktakuzës.


Spiro Ristovski ishte në Shutka që nga 19 shkurti, ndërsa Vlladimir Atanasovski – ish shefi i DSK-së që nga dhjetori i vitit të kaluar. Mile Janakievski masa e paraburgimit iu ishte ndryshuar në arrest shtëpiak pas incidentit në burgun e Shutkës.

Prokuroria ngrit akuza ndaj katër personave për ngjarjet e “27 prillit”
Lexo po ashtu Prokuroria ngrit akuza ndaj katër personave për ngjarjet e “27 prillit”

Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot njoftoi se ka ngritur akuzua kundër Ristovskit, Atanasovskit, Janakievskit dhe Trajko Veljanoskit për “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Për Nikolla Gruevskin dhe Nikolla Boshkovskin, të cilët aktualisht nuk janë në dispozicion të autoriteteve të prokurorisë, procedurat janë ndaluar deri në gjetjen e tyre./Telegrafi/