LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për impiantin, projekt i jashtëzakonshëm për gjilanasit

Tahiri: Nënshkrimi i marrëveshjes me BERZH për impiantin, projekt i jashtëzakonshëm për gjilanasit

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, nënshkrimin e marrëveshjes me BERZH për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në shumën prej 26 milionë euro, e ka cilësuar si projekt i jashtëzakonshëm për gjilanasit.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i BERZH në Kosovë, Neil Teylor, deklaroi se “Komuna e Gjilanit është kampione sepse kjo është kontrata e parë që nënshkruhet me nivelin lokal pas kryeqytetit”. Kjo deklaratë është një indikator se ky investim padyshim e ka kthyer Komunën e Gjilanit në një partner të besueshëm për institucionet financiare si BERZH dhe BEI dhe ky fakt na bën të ndihemi mirë”, ka thënë Tahiri në konferencën për media.

Duke folur për punën 5-mujore të këtij viti, Tahiri përmendi investimet kapitale siç është projekti për modernizimin e tregut të gjelbër, vazhdimi i punimeve në lumin Mirusha me ç’rast është nënshkruar marrëveshja për financim nga MMPH dhe kryetari i komunës ne vlere prej 250 mijë euro,  finalizimi i dokumentit “Plani Komunal i Veprimit të EE 2019-2021”, ku janë  planifikuar masa të efiqiencës së energjisë  në 7 objekte publike, ndërsa tani jemi në proces të aplikimit për financim në fondin kombëtar të EE, ku është përzgjedhur shkolla “Vebi Ibrahimi” në fshtin Uglar, transmeton Telegrafi.


Drejtoresha e DZHE u shpreh se në kuadër të programit PPP, gjatë kësaj periudhe janë në proces të realizimit të 3 studimeve të fizibilitetit për projekte në fushën e turizmit, energjisë, infrastrukturës biznesore e sportive etj., ndërkaq ka përmendur sukseset në Panairin e Punës dhe planifikimin për panairin Gratë në Biznes.

“Në Panairin e Punës, i cili është bashkë-organizim me GIZ dhe MPMS, kanë marrë pjesë 45 biznese të cilët kane ofruar rreth 500 vende pune. Ndërsa, panairi “Gratë ne biznes” do të organizohet ne bashkëpunim të ngushtë me MTI  me 17-19 korrik, gjatë kohës kur mërgimtarët gjenden për pushime në vendlindje dhe do të kenë rastin jo vetëm të njihen, por edhe të blejnë produktet artizanale të grave nga Gjilani si dhe nga komunat tjera të Kosovës:, ka deklaruar ajo në konferencën për media.

Në fund, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, tha se bashkëpunimi me donatorët është i shkëlqyeshëm, duke përmendur që janë ndar 12 grante për të rinjtë me bashkëfinancim të USAID dhe Help.  ​