LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i BSPK-së: Nuk do të ndalemi derisa paga minimale të bëhet 300 euro

Kryetari i BSPK-së: Nuk do të ndalemi derisa paga minimale të bëhet 300 euro

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka komentuar miratimin e Rezolutës në Kuvendin e Kosovës për rritjen e pagës minimale në 250 euro.

Ajdini tha se kërkesa e BSPK-së për ngritjen e pagës minimale ka qenë e kahershme.


“Me 28 dhjetor në vitin 2017, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social të gjithë partnerët tanë duke marrë për bazë edhe Odën Ekonomike, Qeverinë, sindikatat dhe pjesëmarrësit e tjerë është propozuar dhe është votuar unanimisht  që paga minimale të jetë 250 për vitin 2018, dhe kjo ka vlejtur për atë vit. Ne kërkojmë që paga minimale për vitin 2019 të jetë 300 euro, për shkak se është ngritur shporta e konsumatorit, për atë arsye nuk pajtohemi me këtë ngritje të pagës”, tha Ajdini për Telegrafin.

Ai tha se nuk do t’i ndalin kërkesat e tyre për ngritjen e pagës minimale.

“Duke marrë për bazë analizat që bëhen nga shporta e qytetarit, paga minimale duhet të jetë 300 euro”.

Kuvendi i Kosovë ka miratuar Rezolutën e iniciuar nga PSD-ja, për ngritjen e pagës minimale nga 170 euro në 250 euro.

PSD-ja këtë kërkesë e kishte nisur edhe më parë përmes një peticioni online për rritjen e pagës minimale.

Kujtojmë, se në kuadër të rritjes së pagës minimale, do të rriten edhe pensionet për veteranët, nga 170 në 250 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori