LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Kush mendon se Tribunali është zëvendësim i gjyqësisë së Kosovës, është naiv

Sherifi: Kush mendon se Tribunali është zëvendësim i gjyqësisë së Kosovës, është naiv

Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se Tribunali nuk do të jetë zëvendësim për punën e gjyqësisë së Kosovës.

Sipas tij, ata që mendojnë një gjë të tillë, janë naiv ose dashakeq.

“Kushdo që beson që Tribunali duhet të jetë zëvendësim për punën e gjyqësisë së Kosovës, ai ose është naiv ose dashakeq. Por kushdo që mendon apo beson apo e thotë, edhe pse nuk e beson, se këto dyja përjashtojnë njëra tjetrën, ose është naiv ose është dashakeq, për bindjen time. Jam i bindur që të dyja nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Ligji që e kam thënë edhe në fjalën time që e kam pas në emër të Nismës kur ka qenë kjo çështje në rend dite, ligji për dënim mungesë gjithsesi duhet të vijë. Proceset gjyqësore gjithsesi duhet të bëhen nga gjykata e vendit, duhet akuza të ngritët nga prokuroria e Kosovës gjithsesi. Tribunali le të mbetët, siç nga presioni, përshtypja ime është publike, e ka përkufizuar jashtëzakonisht bukur kolegu Albin Kurti, një objektivë e largët, le të mbetët aty kujt i pengon”, tha ai.


Ai tha se duhet të ndahet buxhet i dyfishtë, nëse ka nevojë, për shkak të kësaj çështje.

Ndërsa për komisionin e propozuar nga deputeti Faton Topalli, Sherifi tha se i njëjti ofron zgjidhje dhe mundësi për të lëvizur përpara./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori