Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Klinës gjatë vitit 2018 kishte lidhur 21 kontrata për punë shtesë, nga 57 kontrata sa kishte lidhur gjatë gjithë vitit. Punët shtesë janë arsyetuar nga menaxheri i kontratës dhe lejohen edhe me ligj, megjithatë sipas auditorit vërehet se kjo ishte bërë dukuri e shpeshtë gjatë vitit 2018. Shuma totale e aneks-kontratave për punë shtesë kishte arritur në 216 mijë e 842 euro.
Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 për Komunën e Klinës. Sipas auditorit, Komuna gjatë vitit 2018 kishte lidhur 21 aneks-kontrata për punë shtesë (kontrata për punë në total ishin 57) në vlerë prej 216.842 eurove. Në raportin e ZKA-së thuhet se aneks-kontratat kryesisht ishin për asfaltimin e rrugëve, për ndërtimin e kanalizimit dhe për renovimin e objekteve të ndryshme.
Punët shtesë janë arsyetuar nga menaxheri i kontratës e nga ZKA-ja dhe lejohen edhe me ligj, megjithatë sipas auditorit vërehet se kjo ishte bërë dukuri e shpeshtë gjatë vitit 2018 dhe kryesisht ishin për shkak të planifikimit dhe menaxhimit jo të mirë të projekteve kapitale.
Sipas zyrtarëve të Komunës, arsyet e numrit të lartë të aneks-kontratave janë: kërkesat e banorëve për zgjatjen e rrugëve dhe asfaltimin e segmenteve të reja, për zgjatjen e rrjetit të kanalizimit, për shkak të punëve të paplanifikuara dhe pengesat lidhur me problemet pronësore.
“Ne kemi bërë ekzaminim fizik për punët shtesë në kontratën ‘Asfaltimi i rrugës në Ujmir’, prej 7.218 eurove dhe kemi vërejtur se ishte asfaltuar një segment i ri i cili nuk ishte i paraparë në projektin ekzekutiv, mirëpo nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara me Ligjin e Prokurimit dhe projekti mund të kompletohej edhe pa asfaltimin e këtij segmenti. Numri i lartë i aneks-kontratave shpërfaq mangësitë në planifikimin dhe në menaxhimin e projekteve kapitale, duke krijuar kosto shtesë të projekteve aktuale. Po ashtu punët shtesë i rrezikojnë fondet e ndara për projekte tjera, duke pamundësuar financimin e projekteve të reja”, thuhet në raportin e auditorit të siguruar nga gazeta “Zëri”.
Në këtë rast ZKA-ja rekomandon se kryetari duhet të sigurohet se të gjitha projektet kapitale janë të planifikuara, të hartuara dhe të detajuara mirë përpara inicimit të procesit të prokurimit, me qëllim të menaxhimit efektiv të fondeve të këtyre projekteve. Po ashtu sipas tyre kryetari duhet të sigurojë se aneks-kontrata përdoret në rastet e jashtëzakonshme dhe vetëm pas plotësimit të kushteve të përcaktuara me Ligjin e Prokurimit. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij