LAJMI I FUNDIT:

Kumanova larg përfaqësimit të drejtë

Kumanova larg përfaqësimit të drejtë

Rënie e dukshme e përfaqësimit të shqiptarëve në pushtetin lokal në Kumanovë. Nga nëntë ndërmarrje apo institucione lokale që menaxhohen nga Komuna e Kumanovës, vetëm dy kanë udhëheqës shqiptarë, ndërkohë që para udhëheqjes aktuale, kuadrot shqiptare menaxhonin me tri të tilla. Ndërmarrja publike komunale “Tregu i Qytetit” dhe “Parkingjet” janë dy institucionet që udhëhiqen nga kuadro shqiptare, ndërsa para pushtetit aktual në Kumanovë, shqiptarët menaxhonin edhe Shtëpinë e pleqve “Zafir Sajto”. Ndërmarrja “Ujësjellësi”, ajo për “Pastrim dhe Gjelbërim”, Kopshti për fëmijë “Engjëlli Shajçe”, Biblioteka e Qytetit “Tane Georgievski”, “Gazsjellësi Kumanova”, konvikti “Profesor Mijalkoviq”, si dhe Shtëpia e pleqve “Zafir Sajto” menaxhohen nga kuadro të LSDM-së.

Situatë e njëjtë e rënies së përfaqësimit të drejtë vërehet edhe tek Njësitë rajonale të pushtetit qendror në Kumanovë. Spitali i qytetit, Stacioni i Policisë, Posta… tashmë udhëhiqen nga kuadro të LSDM-së, ndërkohë që më parë, ishte bërë “zakon” që njëri nga këto tre institucione, të ketë udhëheqës shqiptarë. Para pushtetit aktual, drejtor i Spitalit të Kumanovës ishte shqiptarë, apo edhe i Postës. Tani, Spitali, Posta dhe Policia udhëhiqen nga kuadro maqedonas të LSDM-së. Edhe Teatrin e Qytetit, përkundër disa negociatave, shqiptarët nuk kanë arritur të marrin nën udhëheqje. Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Këshillin komunal të Kumanovës, Osama Muadini, madje thotë se diskriminim të shqiptarëve ka edhe në vet administratën e Komunës.


“Shembulli më i mirë për këtë është vetë administrata komunale. Në administratën komunale, përfaqësimi i shqiptarëve nuk shkon më lartë se 15 për qind. Edhe më ofenduese është fakti që në hierarkinë e Komunës vetëm një është udhëheqës sektori, ndërsa të tjerët janë punëtorë me status të ulët. E njëjta pasqyrë është edhe në përfaqësimin e shqiptarëve në ndërmarrjet komunale, ku edhe aty ku kemi drejtorë shqiptarë, përfaqësimi nuk arrin më shumë se 15 për qind”, thotë Muadini. Në ndërkohë, ai thotë se edhe Ligji i ri për përdorimin e gjuhës shqipe fare nuk respektohet nga institucionet.

“Ligji i ri, i cili e avancon përdorimin e gjuhës shqipe në gjitha nivelet shtetërore dhe komunale, nuk respektohet nga kryetari dhe administrate komunale. Respektimi do të ndodhë atëherë kur institucionet përkatëse qendrore të fillojnë ti dënojnë krerët e gjitha institucioneve shtetërore për mos respektim të Ligjeve”, thekson Muadini.

Veç kësaj, në hyrje-daljet e qytetit të Kumanovës, mbishkrimet e ndërmarrjes Rrugët Shtetërore dhe ato të Komunës së Kumanovës vazhdojnë të jenë vetëm në maqedonisht, e diku-diku edhe në anglisht, por pa gjuhën shqipe. Për këtë temë, përkundër tentimeve tona disa ditë me radhë, nuk u prononcua këshilltarja shqiptare e LSDM-së në Kumanovë, Hana Xheladini, ashtu sikurse nuk u prononcua edhe këshilltari i BDI-së, Fatmir Idrizi. Diskriminimin e ndjejnë edhe qytetarët e rëndomtë. Idriz Alili, qytetar i Kumanovës, thotë se përfaqësimi i dobët i shqiptarëve në institucionet lokale është si rrjedhojë e politikave të dështuara të përfaqësuesve politik shqiptarë të zgjedhur nga vet qytetarët.

“Siç e dimë, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve është e garantuar me Kushtetutë dhe rregullativa ligjore, po assesi nuk ka vullnet nga përfaqësuesit politik që përqindja e etniteteve që është e përcaktuar me regjistrimin e popullatës, të jetë e përfaqësuar përmes të punësuarve në administratën shtetërore. Sa i përket qytetit të Kumanovës, situata është e njëjtë si në qytetet e tjera, pasi nga ajo që kam përcjellë, për diskriminim flasin edhe Raportet vjetore të Avokatit të Popullit. Mendoj se duhet të merren masa urgjente nga përfaqësuesit politik me qëllim që të zbatohet ligji dhe qytetarët jo maqedonas mos të ndjehen të diskriminuar në shtetin amë”, thotë Alili./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori