LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Marrëveshje për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ardi Veliu, u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

“Referuar nevojës dhe rëndësisë së vazhdimit të bashkëpunimit dhe patrullimeve të përbashkëta në mes të dy agjencive policore, në përpjekje për rritjen e elementeve të Sigurisë Rrugore në Shqipëri, edhe këtë vit përgjatë periudhës së paraparë të sezonit veror, zyrtarët policorë të trafikut nga Republika e Kosovës do të kryejnë patrullime bashkërisht me njësitet e trafikut të Policisë së Republikës së Shqipërisë në shtetin e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit të Policisë referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, numrit të madh të mjeteve motorike që qarkullojnë në akset kryesore rrugore, si dhe me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik për pjesëmarrësit e të dy vendeve, në vazhdimësi janë vlerësuar të nevojshme dhe të suksesshme patrullimet e përbashkëta në Shqipëri, andaj si rezultat i këtyre vlerësimeve edhe këtë vit u nënshkrua kjo Marrëveshje Mirëkuptimi.

“Njëkohësisht ky patrullim i përbashkët ka për qëllim primar rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori