Grupi për studime juridike dhe politike përmes një njoftimi për media thekson se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën këtë vit konfirmon që institucionet e Kosovës kanë humbur betejën për ta mbajtuar agjendën evropiane të gjallë, dhe që perspektivën Evropiane e kanë shndëruar në mjet për të menaxhuar politikën ditore.
Sipas njoftimit përderisa në shumicën e sektorëve Raporti vëren që progresi i Kosovës është papërfillshëm, mesazhet dhe kërkesat e BE-së ndaj Kosovës mbesin të njëjta me vitet e kaluara.
“Kjo, përveçse reflekton paaftësinë e institucioneve të Kosovës që me përgjegjshmëri të adresojnë çështjet e viteve të kaluara, është sinjal që Kosova, përkundër vullnetit të popullit të saj, çdo ditë e më shumë është duke u larguar nga objektivi i saj themelor, anëtarësimi në BE. Pikat në vijim janë tregues i së vërtetës që raporti shpërfaq. Raporti me shumë të drejtë vazhdon të konstatojë që një Qeveri e mbingarkuar me ministra dhe zëvëndës të tyre po cënojnë kredibilitetin e saj dhe pamundësojnë që ajo të jetë efektive dhe përgjegjëshme për të arritur objektivat që janë vënë nga vet Qeveria”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në këtë njoftim thuhet se siç tregohet edhe në Raport, Qeveria vazhdon që me vendimet e saj të atypëratyshme (ad-hoc) dhe të paplanifikuara të shkel premtimet dhe objektivat që ia ka përcaktuar vetës së saj.
“Natyrisht, këto elemente shfaqin modelin kundër-institucional të veprimit të Qeverisë së Kosovës, si dhe janë tregues i praktikës së imponimit të vullnetit të individit përballë planeve dhe objektivave shtetërore. Në anën tjetër, Kuvendi mbetet institucioni që e ka të pamundur të gjejë rrugën për të qenë plotësisht funksional, dhe polarizimi mbetet gjuha e vetme e komunikimit në të. Kuvendi nuk ka arritur që të adresojë çështjet e rëndësishme për Kosovën në rrugë e saj drejt BE-së, kurse mungesa e funksionimit të tij të plotë është shndëruar në pengesë për demokracinë në Kosovë”, thekson raporti.
GLPS thekson se raporti evidenton që ndikimi politik vazhdon të jetë aktivisht prezent në procesin e punësimit të zyrtarëve të lartë në administratë, kurse reforma e plotë në administratë është peng i tij.
“Çfarë është më e rëndësishme, Raporti rikonfirmon që gjyqësori dhe prokuroria mbesin të ndikuar nga politika dhe që Kosova mbetet në faza të hershme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përkundrejt përpjekjeve të institucioneve ndërkombëtare, Raporti konfirmon që sistemi i drejtësisë mbetet në fazë elemetare të zhvillimit dhe që mundësia e tyre për të qenë efektivë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet e vogël”, thuhet në njoftim.
Sipas GLPS marrë parasysh këto dhe të gjetura që evidentohen nga Raporti, ne i bëjmë thirrje Qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë që të fillojnë të kthejnë besimin e qytetarëve tek ato, dhe konkretisht të adresojnë të metat që, vite me rradhë, BE-ja u liston në raportin e saj.
“GLPS fton Kryeministrin Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Veseli, Presidentin Thaçi, kryesuesit e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësorë, dhe ministrat e qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, që të japin përgjegjësi përball qytetarëve të Kosovës për këto dështime. Kjo mbetet mënyra e vetme se si Kosova mund të vazhdoj, pandalshëm, rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje