Pas 6 muajsh do të hyj në fuqi vendimi për nivelizimin e çmimit të barërave në vendin tonë. Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë është mirëpritur të gjithë.
Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që të nivelizohet çmimi i barërave në vend. Këtë vendim e kanë mirëpritur farmacistët e Kosovës, të cilët edhe më parë ishin deklaruar pro këtij udhëzimi.
Nënkryetari i Komisionit për Barnatoret Komunitare në Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK), Visar Ademi thotë se me këtë udhëzim është përcaktuar edhe roli i farmacistit.
“Me këtë vendim do të ketë një ngritje profesionale në kuadër të barnatoreve. Nga tani e tutje nuk do të kemi konkurrencë tregtare por konkurrencë profesionale”, deklaron për RTV Dukagjinin Ademi.
Ndërsa, Kryetari i Komisionit për Barnatore Komunitare në OFK, Shkumbin Jusufi thotë se përpos qytetarëve me këtë udhëzim do të përfitoj edhe shteti.
“Ky rregullim i çmimeve bënë nivelizimin e çmimeve të barnatoreve në raport me vendet e rajonit. Për aq kohë sa do të jenë çmimet e përafërta me rajonin ose të njëjta, do të bie ndjeshëm kontrabanda”, tha Jusufi.
Por, qytetarët akoma nuk po mund të besojnë që një gjë e tillë do të realizohet.
“Kjo është e mirëseardhur. I falenderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar për këtë vendim”, shprehet qytetari Idriz Mavriqi.
“A mundet me ndodhë kjo?! Nëse ndodh do të jetë shumë mirë. Unë s’po besoj se ndodh”, shprehet qytetari tjetër Ekrem Marevci.
“Shpresojmë se do të bëhet, por mendoj se kurrë nuk do të ndodh kjo”, shprehet me habi qytetari tjetër Ahmet Krasniqi.
Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, Albatrit Matoshi thotë se implementimi i Udhëzimit Administrativ pritet të fillojë pas 6 muajsh.
“Është një afat prej gjashtë muajsh, ku do të merren të gjitha hapat çoftë nga Ministria e Shëndetësisë për politikat që duhet të adaptohen me Udhëzimin e ri administrativ apo barnatoret që të kenë nevojë të përgatiten”, tha Matoshi.
Inspektoriati Shëndetësor, gjatë kësaj kohe do të parasheh edhe masat ndëshkuese për të gjithë ata që nuk do ta zbatojnë Udhëzimin Administrativë, të cilat pritet të jena mjaft të rrepta. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Kronika për çmimin e barnave nga minuta 24:50 në videon e mësipërme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë