Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota, është dënuar sot me 6 muaj burg me kusht. Me të njëjtën masë është dënuar edhe Enver Berisha që në kohën sa Bashota ishte kryetar i Klinës, ishte nënkryetar i Komunës.
Sipas Gjykatës, i pandehuri me dashje nuk ka deklaruar dhuratat dhe informatat për pronësinë mbi banesën dhe automjetin BMW X5, me çka ka kryer vepër penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Bashotën gjykata e shpalli fajtor për shkak se në cilësinë e tij si kryetar i Komunës së Klinës, në vazhdimësi nga muaji mars i vitit 2013 deri në muajin mars të vitit 2016 nuk ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.
“Të pandehurin S.B Gjykata e shpalli fajtor për shkak se në cilësinë e ti si kryetar i Komunës së Klinës, në vazhdimësi nga muaj mars i vitit 2013 deri në muajin mars të vitit 2016, duke pasur obligim ligjor që në Agjencionin Kosovar Kundër Korrupsionit ta dorëzonte për çdo vit një deklaratë për pronën, të ardhurat, dhuratat apo dobitë materiale të tjera sipas nenit 3, 5,8 të Ligjit nr.04/L-050 dhe të ndryshimeve të pastajme të tij, me dashje nuk ka deklaruar dhuratat dhe informatat për pronësinë mbi banesën dhe automjetin BMW X5. Me çka ka kryer vepër penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare në kundërshtim me nenin 437 par.2 te KPK-së, për çka u dënua me dënim burgimi ne kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk ka për tu ekzekutuar me kusht që i akuzuari ne afat prej një (1) viti nuk do të kryej vepër të re penale dhe dënim gjobe në të holla në shume prej njëmijë (1.000) euro, dënimi me gjobë duhet të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh , në të kundërtën i njëjti dënim do t’i zëvendësohet me dënim burg duke llogaritur 20 euro për çdo ditë burgu. I pandehuri detyrohet që gjykatës në emër të paushallit gjyqësorë t’ia paguaj shumën prej 30 euro, ndërsa në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet