LAJMI I FUNDIT:

Bogoevski: Mendoj se Gruevski ose njerëzit përreth tij qëndrojnë pas inçizimit të publikuar

Bogoevski: Mendoj se Gruevski ose njerëzit përreth tij qëndrojnë pas inçizimit të publikuar

Publikimi i inçizimit ka për qëllim që t’i bëhet dëm politik strukturës qeverisëse, që pastaj OBRM-PDUKM të kthehet në pushtet, tha për “Fokus” tha deputeti Pavle Bogoevski.

“Profili nga u publikuan inçizimet, lokacioni nga u publikuan inçizimet, konkretisht Budapesti, si dhe portalet të cilat e shpërndanë atë, më lënë të kuptoj se pas kësaj qëndron një strukturë opozitare”, tha Bogoeveski.


Ai tha se dyshon se pas kësaj qëndron Gruevski ose njerëzit të cilët punojnë për të.

Ai tha se do të japë dorëheqje pa marr parasysh nëse Gruevskit do t’i merret mandati i deputetit ose jo./Telegrafi/