Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Zubin Potok caktimin e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit P.M, D.D, T.M, M.M, I.M dhe M.O, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale“Pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 28.05.2019 rreth orës 09.00 në fshatin Varagë të Zubin Potokut, të dyshuarit me dashje dhe me veprime të përbashkëta, me qëllim të pamundësimit të Policisë së Kosovës – Njësisë Speciale Operative dhe Njësive tjera policore në kryerjen e detyrave zyrtare, kanë penguar lëvizjen e veturave policore.
Të njëjtit kanë përdorur forcën fizike duke vendosur në rrugë mjete të ndryshme si kamionë, drunj, goma për të ua pamundësuar zyrtarëve policore kryerjen e detyrave zyrtare sipas autorizimeve ligjore në zbatim të planit operativ të zbulimit dhe kapjes së kryesve potencialë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Të dyshuarit pavarësisht paralajmërimit që ta lirojnë rrugën, nuk u janë bindur urdhërave të ligjshëm duke i detyruar zyrtarët policorë ta kryejnë detyrën e tyre zyrtare, me ç`rast të njëjtit edhe janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjashtë të dyshuarit e arrestuar ditën e martë me datën 28 maj me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.
Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim