LAJMI I FUNDIT:

Pulla postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare – Wooldrow Wilson”

Pulla postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare – Wooldrow Wilson”

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare – Wooldrow Wilson”, dedikuar mikut të madh të kombit shqiptar presidentit 28-të të SHBA-ve, Woodrow Wilson, për kontributin vendimtar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i mëtejmë.

Tentimet për ndarjen e trojeve shqiptare u intensifikuan edhe pas “Konferencës së Londrës”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës me angazhimin dhe urtësinë e presidentit Wilson i dhanë fund kësaj fushate të egër antishqiptare në “Konferencën e Paqes” në Paris më 1919.


Këtë vit shënojmë 100 vjetorin e miqësisë, mirënjohjes dhe falënderimit tonë për përkrahjen jetike nga SHBA-të, prandaj nuk është e rastit që pulla postare do të bartë me krenari portretin e Woodrow Wilson, mikut të madh të shqiptarëve.

Wilson u lind me 28 dhjetor 1856, në Staunton të Virginias në SHBA. Ishte një nga presidentët më të mëdhenj të SHBA-ve, që udhëhoqi shtetin në periudhën 1913-1921. Ai u angazhua për vendosjen e paqes në botë, për mbrojtjen e të drejtave të popujve të vegjël deri në vetëvendosje. Ishte Iniciuesi i themelimit të Ligës së Kombeve.

Presidenti Wilson vdiq më 3 shkurt 1924, në Washington D.C.

Për aktivitetin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të tij për një botë më të mirë dhe më të sigurt, në vitin 1919, u nderua me çmimin Nobel për paqe.

Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të nderoj personalitete të shquara botërore, miq të kombit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori