LAJMI I FUNDIT:

Imagine Dragons do të performojnë të shtunën në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve

Imagine Dragons do të performojnë të shtunën në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve

Muzikantët fitues të çmimit Grammy, Imagine Dragons, grupi më i transmetuar i Spotify për vitin 2018, do të performojnë në ceremoninë hapëse të Ligës së Kampionëve, në Madrid, pak para ndeshjes finale Tottenham-Liverpool.

UEFA dhe Pepsi kanë njoftuar se grupi i ‘rock’-ut, Imagine Dragons do të performojë live në ceremoninë e hapjes përfundimtare të Ligës së Kampionëve, të mundësuar nga Pepsi.


Grupi, i njohur për hitet e tyre si: ‘Believer,’ ‘Radioactive’ dhe ‘Thunder’, do të pushtojnë skenën e “Wanda Metropolitano” në Madrid të shtunën më 1 qershor.

Imagine Dragons (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Dan Reynolds, solisti kryesor i grupit Imagine Dragons, tha: “Ne jemi të nderuar që do performojmë me ceremoninë e hapjes finale të Ligës së Kampionëve në UEFA së bashku me Pepsin për disa nga tifozët më të pasionuar të sportit në planet”.

Tani në vitin e katërt, ceremonia e hapjes përfundimtare të Ligës së Kampionëve e paraqitur nga Pepsi bashkon botën e muzikës, argëtimit dhe sportit me një performancë të lartë energjie nga këngëtarët më në trend të momentit në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Dan Reynolds, solisti i grupit Imagine Dragons (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Vitin e kaluar, një përgjegjësi e tillë i ishte besuar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila kishte ndezur skenën me interpretimin live të disa prej hiteve të saj më të mëdha.

Të freskët nga performanca mahnitëse e Duas vitin e kaluar, ceremonia e hapjes për finalen e vitit 2019 do të shfaqë një nivel të prodhimit që nuk është parë më parë në një finale të Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer për të bashkëpunuar me Pepsi në ceremoninë e hapjes përfundimtare të Ligës së Kampionëve 2019. Për vitin e katërt, ceremonia e hapjes do të sjellë muzikën, argëtimin dhe sportin së bashku në një përvojë epike për tifozët – dhe Pepsi është partneri i përsosur për të na ndihmuar që ta bëjmë këtë”, tha drejtori i marketingut i UEFA Events SA, Guy-Laurent Epstein.

Dua Lipa në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, të mbajtur në Kiev të Ukrainës (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Performanca e vitit të kaluar nga Dua Lipa ishte një sukses i madh, duke thyer rekordet si përmbajtja më e shikuar në rrjetet sociale ndonjëherë. Ne e dimë se Imagine Dragons do të ndërtojë eksitim te fansat tanë për performancën e ceremonisë së hapjes”, ka thënë tutje ai.

Imagine Dragons do të marrin në fushë pak më shumë se dhjetë minuta para se ndeshja më e madhe e futbollit evropian këtë sezon të nisë. /Telegrafi/

Imagien Dragons (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori