LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon Apostolovën diskutojnë për regjistrimin e popullsisë 2021

Hoxhaj takon Apostolovën diskutojnë për regjistrimin e popullsisë 2021

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën ka diskutuar në lidhje me përgatitjet për regjistrimin e popullsisë dhe banesave në vitin 2021.

Sipas njoftimit për media, Hoxhaj ka njoftuar Apostolovan për ecurinë e përgatitjeve për regjistrimin 2021 sipas rekomandimeve të EUROSTAT-it, proces i cili do të implementohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës me mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe donatorëve të jashtëm.

Hoxhaj ka theksuar se regjistrimi i vitit 2011 është vlerësuar pozitivisht nga EUROSTAT-i dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.


“Jemi të përkushtuar për një proces të suksesshëm pasi që këto të dhëna nuk janë të rëndësishme vetëm për sistemin statistikor të Kosovës, por janë kyçe për krijimin e politikave qeveritare, përdoret për qëllime akademike, të shoqërisë civile dhe medias. Ky proces do ta vendosë Kosovën në hartën e EUROSTAT-it ku të dhënat do të analizohen bashkë me të dhënat e vendeve të tjera nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj njoftoi se Kosova do të organizojë konferencë të donatorëve në lidhje me këtë proces në shtator të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori