Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpeshtuar deklaratat për idenë e tij për bashkim me Shqipërinë. Ai edhe në akademinë përkujtimore për të rënët gjatë Operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik, tha se ëndrra e shqiptarëve është ajo e bashkimit kombëtar dhe se kurrë nuk ka qenë më afër për t’u realizuar.
“Kjo prezencë e spektrit politik të shqiptarëve kudo që jetojnë dhe familjet të dëshmorëve dëshmon se lufta e UÇK – së ka qenë luftë për liri dhe shtet të Kosovës, luftë për bashkim kombëtar andaj ëndrra historike e shqiptarëve nuk ka qenë kurrë më afër të realizohet pra bashkimi kombëtar. Rëndësia historike e Operacionit ‘Shigjeta’ për historinë kombëtare është jetike dhe e vulosur me gjakun e gjithë atyre që morën pjesë në këtë betejë përballë policisë dhe ushtrisë së Serbisë”, tha presidenti Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Presidenti Thaçi edhe një herë publikisht shtoi se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë ndaj gjenocidit të kryer në Kosovë nga forcat serbe.
“Operacioni shigjeta ka rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare pasi që e tërë shpresa e bashkësisë ndërkombëtare ishte pikërisht operacioni shigjeta. Ky operacion ka një rëndësi që e fiton peshën çdo ditë e më tepër që kalon. Sot me të drejtë të gjithë kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtet ndaj gjenocidit të kryer ndaj shteti të Kosovës. Sa më tepër po kalon koha aq më të përgjegjshëm po bëhemi ne dhe të vetëdijshëm që rruga që ka ndjekur UÇK-ja ka qenë e vetmja alternativë për të iu përgjigjur Sllobodan Millosheviqit, përndryshe do mbeteshim nën thundrat e Serbisë edhe më tutje. Duhet të nxjerrin mësim të tjerët nga kjo betejë”, tha ai.
Edhe njëherë përfund presidenti Thaçi përmendi idenë e tij për bashkimin kombëtar, veç se kësaj ia shtoi edhe bashkimin e Kosovës me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.
Ai tha se ndërkombëtarët e izoluan Kosovën dhe si kundërpërgjigje do të bashkohen me Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës.
“Është e vërtetë që jemi në një rrethanë të re që aq sa është e favorshme ka edhe pengesa por shumë më e vështirë ka qenë koha momenti kur kemi filluar rezistencën ndaj Serbisë, sesa sot. Atëherë s’kemi pasur lekë për armatim e as mbështetje ndërkombëtare. Atje [Luginë e Preshevës] shqiptarët po largohen nga trevat e veta është rrezikuar ekzistenca e tyre dhe pas 20 vitesh do të kemi dilemën se a jetojnë shqiptarët në Bujanoc, apo jo. Përderisa bashkësia ndërkombëtare bën kësi poshtërime ndaj shqiptarëve, duke mos ua lejuar as liberalizimin, së shpejti do ta kemi bashkim me Shqipërinë, por edhe me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, tha ai.
Presidenti Thaçi pas përfundimit të fjalimit ndau edhe dekorata për familjet e dëshmorëve të Betejës së Pashtrikut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë