LAJMI I FUNDIT:

Lika, anëtar i Këshillit për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë?

Lika, anëtar i Këshillit për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë?

Në bazë të Ligjit për Koordinim, zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Likës, i garantohet një vend në Këshillin për koordinimin e bashkësisë së shërbimeve të sigurisë.

Ndonëse Lika është pranë largimit nga posti i zëvendëskryeministrit si pasojë e shkrirjes së Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri për Sistem Politik, vendi në bashkësinë për koordinimin e shërbimeve i garantohet postit të zëvendëskryeministrit.

Derisa Lika nuk shkarkohet nga Kuvendi apo nuk jep dorëheqje nga Qeveria, vendi për të do të jetë i garantuar, ndërsa pas shkarkimit, ky post do t’i takojë personit që do ta zëvendësoj. Ndryshe, Lika njihet si zëvendëskryeministri i cili në mandatin e fundit nuk është paraqitur në vendin e tij të punës për arsye të konflikteve brenda-partiake në BDI./alsat/