LAJMI I FUNDIT:

Cakaj, shteteve të Vishegradit: Është koha për hapjen e negociatave

Cakaj, shteteve të Vishegradit: Është koha për hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë takimit me grupin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor ka kërkuar mbështetjen e këtyre vendeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bratislavë për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit tonë.

Në fokus të këtij takimi ishte gjithashtu mbështetja e fuqishme politike e vendeve të Vishegradit në këtë moment të rëndësishëm për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimin e vizave me Kosovën dhe avancimin e proceseve integruese në përgjithësi.


Në fjalën e tij, ministri në detyrë Gent Cakaj, theksoi se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në avancimin e prioriteteve dhe meriton hapjen e negociatave.

Ai gjithashtu, vuri në dukje se Shqipëria e sheh dialogun politik dhe bashkëpunimin rajonal si një ndër elementët kryesorë që bashkuan rajonin dhe e pozicionuan atë në rrugën e duhur të integrimit evropian.

Nga ana tjetër, Ministri në detyrë vlerësoi se është e domosdoshme që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar angazhimin e tij ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të ruhet motivimi, ritmi i reformave dhe prosperiteti ekonomik e social.

Kryediplomati shqiptar shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga vendet e Grupit të Vishegradit, jo vetëm përmes dialogut politik, por edhe përmes projekteve konkrete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori