LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në takim me Apostolovën: Krimi do të goditet në tërë territorin e Kosovës

Haradinaj në takim me Apostolovën: Krimi do të goditet në tërë territorin e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian (BE), Nataliya Apostolova ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.


Siç tha Haradinaj, krimi do të goditet në tërë territorin e Kosovës.

“Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, biseduam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Krimi do të goditet në tërë territorin e vendit, pavarësisht profilit dhe përkatësisë etnike të të dyshuarve për përfshirje në vepra kriminale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori