LAJMI I FUNDIT:

Nuk lejoheshin të marrin telefonat në shkollë, nxënësit ia zënë në klasë – e detyrojnë ta thyej vetë (Video)

Nuk lejoheshin të marrin telefonat në shkollë, nxënësit ia zënë në klasë – e detyrojnë ta thyej vetë (Video)

Një nxënës në Kinë është detyruar të thyej telefonin e tij në prezencë të shokëve të klasës.

Videoja e publikuar më poshtë është shikuar nga më shumë se tetë milionë persona dhe është filmuar në shkollën Hui People në Shangqiu në provincën kineze Henan, transmeton Telegrafi.

Nxënësi që besohet të jetë 17-vjeç dhe pranë përfundimit të shkollës së mesme, shihet duke thyer telefonin e tij të mençur që e përplas për tokë dhe e godet me një dry.


Por, ai dukej se mundohej ta kursente, por dëgjohej zëri i një femre që e urdhëron duke i thënë “godite sërish, bëja copa”.

Djaloshi nuk mund të ndalte lotët derisa e shkatërronte telefonin e tij, kurse përdoruesit e mediave sociale kanë kritikuar ashpër menaxhmentin e shkollës për një veprim të tillë.

Të pyetur nëse kanë gisht arsimtarët në këtë ngjarje, ata kanë mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Zyrtarët e shkollës kanë pranuar se nxënësit nuk lejohen të bartin me vete në shkollë telefonat, dhe se deri më tani asnjëherë nuk ua kanë thyer telefonat.

Përkundrazi i kanë detyruar ata ta bëjnë vetë një gjë të tillë. Gjithashtu është bërë e ditur se djaloshi nuk do të kompensohet nga shkolla për telefonin e thyer. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

Interesante
Gëzuar! Shimpanzetë e egra janë filmuar duke ndarë frutat

Gëzuar! Shimpanzetë e egra janë filmuar duke ndarë frutat "me alkool"

Interesante
Pjesët e brendshme në aeroplan filluan të bien, pasagjerët ngritën në këmbë për t’i mbajtur – pamje nga fluturimi Atlanta-Çikago

Pjesët e brendshme në aeroplan filluan të bien, pasagjerët ngritën në këmbë për t’i mbajtur – pamje nga fluturimi Atlanta-Çikago

Interesante
Hoteli i pazakontë në Korenë e Jugut, aty ku gjithçka është e punuar në stilin e një burgu – mysafirët paguajnë 125 euro për natë për t’u ndjerë si të ‘burgosur’

Hoteli i pazakontë në Korenë e Jugut, aty ku gjithçka është e punuar në stilin e një burgu – mysafirët paguajnë 125 euro për natë për t’u ndjerë si të ‘burgosur’

Interesante
Iluzioni optik që zbulon shumë për personalitetin tuaj në varësi të asaj që shihni fillimisht

Iluzioni optik që zbulon shumë për personalitetin tuaj në varësi të asaj që shihni fillimisht

Virale
Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Fun
Kalo në kategori