LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i kompleksit memorial për masakrën e Burimit, drejt përfundimit

Ndërtimi i kompleksit memorial për masakrën e Burimit, drejt përfundimit

Ndërtimi i kompleksit memorial për masakrën në Burim të Malishevës, është në përfundim e sipër, pasi shumica dërmuese e punimeve në këtë kompleks kanë përfunduar.

Sipas njoftimit për media, punimet i kanë parë nga afër sot i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtorët e drejtorive, Islam Vrenezi dhe Dibran Kastrati.

Në njoftim thuhet se ata u ndanë të kënaqur me punimet e kryera deri më tani, e po ashtu u shprehën të kënaqur, pasi po rregullohet ky vend, i cili ka rëndësi edhe historike, sepse në Burim, në vendin e quajtur Vrella e Mëhillit, janë vrarë e masakruar 38 qytetarë, dhe katër të tjerë përreth këtij vendi, më 31 mars të vitit 1999.


Në nderim dhe kujtim të kësaj masakre të ndodhur në atë ditë, Komuna e Malishevës, ka filluar ndërtimin e kompleksit, në vendin e vrasjes së civilëve të pafajshëm, e të cilët u vranë për arsyen e vetme, sepse ishin shqiptar.

“Punimet kanë ecur mirë dhe sipas dinamikës së paraparë dhe ndihem shumë mirë që po arrijmë të përfundojmë një vepër e cila ka rëndësi historike, që do ta mbajë gjallë në kujtesën tonë ngjarjet e lavdisë dhe të dhimbjes, të asaj dite, kur këtu në këtë vend u vranë dhe u masakruan qytetarët tanë. Ne si institucione e kemi për detyrë, që jo vetëm ti nderojmë, por edhe të kujdesemi që ngjarjet dhe datat e rëndësishme si kjo, dhe vendet me rëndësi si ky, të mbesin përgjithmonë të shkruara në vepra dhe të kujtohen gjithmonë”, tha kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë vizitës së sotme, në Burim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori