Libri “Kuzhina e bebit” vjen në ribotim – autorja kujton edhe një person të rëndësishëm në rrugëtimin e saj
“Të ushqejmë më të vegjlit shëndetshëm, që t’u dhurojmë një fëmijëri të shëndetshme, të këndshme dhe mjaft të lumtur”.
Kjo është këshilla që Arijana Zhubi Roka, autorja e librit “Kuzhina e bebit”, i jep çdo nëne e cila kujdeset që fëmija i saj të ushqehet shëndetshëm.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo tregoi se sapo ka dal në ribotim libri “Kuzhina e bebit”, me shumë receta të ndryshme si dhe me informata të plotësuara.
Zhubi-Roka theksoi se ky libër përmban receta dhe këshilla për ushqyerjen sa më të mirë për më të vegjlit për periudhën 6-12 muaj, por jo vetëm, sepse në këtë ribotim siç tha ajo të gjitha nënat mund të gjejnë edhe recetat e ndryshme nga mosha 1 deri në 3 vjeç.
Autorja e librit, po ashtu është aktive edhe në rrjetet sociale, ‘Facebook’ e ‘Instagram’, aty ku ndan këshilla nga më të ndryshmet me nënat dhe saktësisht përshkruan vlerat ushqimore dhe efektin që ka ai ushqim tek fëmijët.
Autorja e librit, po ashtu falënderoi të gjithë njerëzit e saj të cilët e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim, duke mos harruar edhe një nënë të re, të cilën e njohu përmes rrugëtimit të saj.
Bëhet fjalë për punëtoren e Telegrafit, Qëndresa Rashiti-Hulaj e cila nuk jeton më prej dy muajsh, ku pas la vajzën e saj një vjeçare.
“Në këtë rrugëtim timin, Zoti ma mori edhe një person shumë të mirë që kisha pranë vetes, një person shumë të veçantë për mua, një mike që e fitova pikërisht nga ky libër, një mike e cila më premtoi që në këtë panair do të jemi bashkë, por Qëndresa ime e bukur nuk më priti edhe pse më kishte premtuar, të dua shumë Qëndresa, e di që po të ishe këtu afër meje do i ndjeje emocionet e njëjta sikurse unë që kam për ribotimin …”, ka thënë Zhubi-Roka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë