LAJMI I FUNDIT:

Banorë e Obiliqit nga muaji korrik do të paguajnë energjinë elektrike më lirë

Banorë e Obiliqit nga muaji korrik do të paguajnë energjinë elektrike më lirë

Edhe pse banorët e Obiliqit me ligjin për këtë komunë gëzojnë të drejtën që energjinë elektrike ta paguajnë me çmim më të ulët, ata po privohen nga kjo, ndonëse ligji ka fillua të implementohet qysh nga fundi i vitit të kaluar. E në anën tjerë kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se këtë të mirë qytetarët e kësaj komune do të mund ta gëzojnë nga korriku i këtij viti.

Qytetarët e Obiliqit po ankohen se ata përveçse po e kanë shëndetin e rrezikuar nga tymi që po lirohet nga termocentralet, po detyrohen të paguajnë edhe energjinë elektrike si gjithë qytetarët tjerë edhe pse ligji për Obiliqin ua jep të drejtën të paguajnë më pak për energjinë e shpenzuar.

Banori Shukri Mjekiqi, thotë se përkundër që me Ligj u jepet e drejtë që të paguajnë më pak për energjinë elektrike, ata po paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë energjinë që po e shfrytëzojnë.


Sipas tij, nëse do kishin fatura më të ulëta do e kishin më lehtë të përballonin shpenzimet mujore.

“Nuk ka filluar, Ligji që kanë thënë për Obiliqin nuk është realizuar tarifat e rrymës na vijnë gjithnjë edhe më shtrenjtë mua po më duket, ne a e kishte lehtësuar gjendjen ekonomike”, thotë Mjekiqi.

I mllefosur me gjendjen në të cilën po jetojnë banorët e Obiliqit shprehet edhe Ramë Kelmendi, teksa thotë se deri tani premtimet e dhëna për fatura më të ulëta për energji elektrike nuk janë duke u zbatuar.

Ai ankohet se me 75 euro pension po detyrohet të paguaj deri në 100 euro për rrymë.

“Rryma shumë shtrenjtë e kanë premtuar 20 për qind ajo askund, e kanë premtuar me vendosur nxehjen qendrore nuk vjen ne rend hiq, nuk e di deri kur do të shkojmë kështu, të rinjtë prandaj po ikin nuk e kanë keq. Unë 75 euro i kam kah do t’ia mbajmë 100 euro i kam paguar rrymë”, shprehet Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, thotë se për subvencionimin e energjisë elektrike për obiliqasit, për këtë vit, kanë ndarë një shumë prej 300 mijë euro.

Gashi deklaron se si kuvend komunal janë duke e përpiluar edhe një rregullore që do të merret me statistikat për shpenzimet e amvisërisë.

Sipas tij, pas përfundimit të dëgjimi publik lidhur me këtë rregullore dhe votimit të saj në kuvendin komunal, qytetarët nga muaji korrik i këtij viti do të mund të paguajnë më pak për energjinë elektrike.

“Subvencionimi i pagesës së energjisë elektrike ne kemi filluar në seancën e kaluar në Kuvendin komunal është filluar të përpilohet një rregullore e cila do të merret me statistikat se në cilën fazë janë shpenzimet e amvisërisë në total, pastaj të kategorizohen duke filluar nga kategoritë e dala nga lufta, pastaj rastet e tjera dhe të shihet saktë sa mund të subvencionohet. Janë ndarë 300 mijë euro për këtë vit që të subvencionohet në energji elektrike për qytetarët e komunës sonë”, thotë Gashi.

Sipas opozitës së Kuvendit Komunal të kësaj komune, qeverisja aktuale nuk është duke punuar sa duhet në zbatimin e Ligjit të Obiliqit.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Aziz Bici, ka akuzuar udhëheqjen e kësaj komune se nuk është duke punuar sa duhet që qytetarët t’i gëzojnë të drejtat që ua jep ligji i Obiliqit.

Sipas tij, obiliqasit do vazhdojnë tutje të paguajnë energjinë elektrike si gjithë qytetarët tjerë të Kosovë, pasi po ka vonesa në procedura.

“Edhe pse është thënë se janë duke punuar diçka konkretisht deri më sot nuk ka rreth asaj. Në një nga seancat e Kuvendit Komunal ekzekutivi e ka sjell si rend dite e kemi pasur në shqyrtim e ka marr miratimin dhe është në procedurë e sipër. Ka mund të shkohet në procedura më të shpejta mendoj që është një neglizhencë. Këtu nuk është duke u punuar sa duhet, nuk është duke punuar ekzekutivi sa duhet”, thotë Bici.

Kujtojmë që Neni 8 i Ligjit për Obiliqin parasheh që Ministria e Financave, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, të krijojë kushtet e nevojshme për të përcaktuar një kuotë më të ulët të çmimit për energji elektrike.

Qeveria e Kosovës nga buxheti i saj për zbatimin e Ligjit të Obiliqit për këtë vit ka ndarë 4 milionë e 974 mijë eurosh. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori