LAJMI I FUNDIT:

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Në fundjavë mot më stabil dhe më i ngrohtë, mundësi për reshje lokale shiu

24.05.2019 – Ditëve të fundjavës fusha më stabile dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, do të sjellin kushte për mot më stabil dhe të ngrohtë. Të shtunën pasdites ekziston mundësia që vende-vende të ketë reshje lokale shiu.


Nga fillimi i javës një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Mesdhe, që pritet të kushtëzojë sërish mot të ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu, derisa temperaturat do të mbesin përreth vlerave mesatare.

25.05 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje shiu.

26.05 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën vranësirat do të shtohen. Më vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

27.05 – Kryesisht vranët. Kohëpaskohe me shi.

28.05-29.05 – Të martën paradite intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. Ditën e mërkurë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri në 13C, ndërsa ato maksimale nga 21 deri në 23C.

Do të fryj erë mesatare nga perëndimi dhe jugu 2-4m/s, e nga fillimi i javës mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-13m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e nga fillimi i javës pritet të pësojë rënie.