LAJMI I FUNDIT:

IPK rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë për keqtrajtim të një të mituri

IPK rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë për keqtrajtim të një të mituri

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë në Leposaviç, për tejkalim të autorizimeve policore, respektivisht keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

Sipas komunikatës IPK më 18.05.2019 është njoftuar nga policia respektivisht Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut lidhur më një ankesë të një qytetari (i mitur) nga Leposaviqi i cili është ankuar për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të ankesës kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke dalë në vendin e ngjarjes dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti, transmeton Telegrafi.


Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” .

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Leposaviqit deri në përfundim të këtij hetimi penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori