LAJMI I FUNDIT:

Arratiset një i burgosur nga QKUK-ja, arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues

Arratiset një i burgosur nga QKUK-ja, arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot ka arrestuar dy persona zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

Sipas njoftimit, rasti  ka ndodhur sot rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare, reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar.


Arratiset një i burgosur nga QKUK-ja
Lexo po ashtu Arratiset një i burgosur nga QKUK-ja

“A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës  së  Kosovës, për Veprën Penale, ‘Vrasje e mbetur në tentativë’. I  dyshuari  ka qenë  nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës  zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona :  F. Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës  se Kosovës dhe R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës  se Kosovës, të cilët pas intervistimit,  me Urdhër  të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale ‘mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së’”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/