LAJMI I FUNDIT:

Theresa May paralajmëron dorëheqjen si kryeministre, shpërthen në lot gjatë fjalimit (Video)

Theresa May paralajmëron dorëheqjen si kryeministre, shpërthen në lot gjatë fjalimit (Video)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje, duke i dhënë kështu fund presionit politik për dështimin që të realizohet Brexiti që nënkupton daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, raporton CNN.

Gjatë një konference për media të mbajtur të premten para dyerve të zyrave të kryeministrisë, ajo njoftoi se më 7 qershor do të largohet, megjithatë bëri të ditur se do të vazhdojë ta ushtrojë postin e kryeministres derisa nuk zgjidhet pasuesi. Aty ajo nuk arriti të ndalë lotët nga emocionet, transmeton Telegrafi.


May është detyruar të ndërmarrë një veprim të tillë pasi kishte humbur përkrahjen nga kabineti i saj, shumica prej të cilëve ishin lodhur nga mosmarrëveshjet që po krijoheshin për Brexitin.

Gjatë muajve të fundit ajo kishte bërë shumë përpjekje që të arrihet një marrëveshje për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, megjithatë asgjë konkrete nuk ka pasur. E pas dy referendumeve të mbajtur për dhe kundër këtij propozimi, ajo humbi përkrahjen e shumicës së anëtarëve të kabinetit.

Në një fjalim emocional, May tha se kishte bërë më të mirën që të respektonte verdiktin e popullit në referendumin e vitit 2016 për daljen nga Bashkimi Evropian.

Ajo tha se është krenare me arritjet e deritashme, por theksoi mungesën e konsensusit për marrëveshjen e Brexit, të cilin proces ajo tha se tashmë duhet ta ushëheq dikush tjetër.

May deklaroi se një kryeministër i ri është në interesin e vendit, por e paralajmëroi se i duhet të punojë të arrijë konsensusin.

Theresa May tha se do të vazhdojë të shërbejë si kryeministre derisa të emërohet lideri i ri i konservatorëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori