LAJMI I FUNDIT:

Harrohen në aeroplan bizhuteritë në vlerë katër milionë dollarë të Rita Orës

Harrohen në aeroplan bizhuteritë në vlerë katër milionë dollarë të Rita Orës
Rita Ora (Foto: Brook Mitchell/Getty Images/Guliver)

Bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilat ishin të destinuara për paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës, janë harruar në aeroplan.

Një grua që kujdesej për bizhuteritë e saj që kapin vlerën rreth katër milionë dollarë, ishte ajo e cila bëri këtë gabim.

Rita Ora (Foto: Jacopo Raule/Getty Images for UNICEF/Guliver)

Ndërlidhësja, e cila u ngarkua me transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi ngarkesën e saj në aeroplanin e saj në Aeroportin e Nices, Francë, pasi mbërriti nga Londra, sipas AFP.


Deri në kohën që ajo e kuptoi, aeroplani kishte marrë tashmë fluturimin e kthimit në Aeroportin Luton të Londrës.

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

“Dikush me kokën në re gati humbi disa miliona”, tha me shaka një polic, duke thënë se bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u kthyen në Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli 28-vjeçar britanik e lindur në Kosovë u shfaq në Kanë më 16 maj veshur me një fustan të bardhë kombinuar me një gjerdan të mrekullueshëm me diamant. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BxiM81_BZ5o/

Në trend Magazina

Më shumë
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Magazina
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Arta Selimi: I pëlqej shumë plazhet nudiste, i frekuentoj kudo që mundem

Arta Selimi: I pëlqej shumë plazhet nudiste, i frekuentoj kudo që mundem

Magazina

"A e keni vënë re se të gjithë artistët 'detyrohen' ta falënderojnë kur marrin çmime" - një teori e frikshme konspirative po përhapet rreth Beyonces në internet

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje për 5.9 milionë euro, çfarë fshihet brenda rezidencës super-luksoze?

Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje për 5.9 milionë euro, çfarë fshihet brenda rezidencës super-luksoze?

Magazina
Kalo në kategori