Organizata ‘Green Art Center’ përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ende është duke vazhduar me sukses implementimi i projektit ‘Ruje, mos e gjuj’, i lansuar në mars të këtij viti, e që ka për qëllim kryesor krijimin e një sistemi të duhur të menaxhimit të mbeturinave përmes stimulimit të riciklimit përmes ndarjes në burim, në mënyrë që të kemi mjedis të pastër në të ardhmen.
Sipas njoftimit kësisoj, edhe vendi ynë po shkon drejt hapave të një shoqërie që praktikon ndarjen e mbeturinave të riciklueshme.
“Organizata ‘Green Art Center’ sikurse edhe më herët, falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtar, po arrin me sukses të shtrijë dalëngadalë kulturën për riciklim, e rëndësishme për vetëdijesimin e secilit për një mjedis të pastër jetese. Kësisoj iniciativave për riciklim i është bashkangjitur dhe ‘Coca Cola HBC’ në kuadër të kampanjës “Ruje mos e Gjuj” që do të zgjas rreth 9 muaj, dhe në kuadër të këtij projekti është duke u bërë ndarja e mbeturinave në burim në 500 amvisëri në komunën e Vushtrrisë dhe janë duke u shpërndarë shporta për mbeturina të riciklueshme në subjekte gjeneruese të mbeturinave të ambalazhimit në komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftimi thekson se në kuadër të këtij projekti, komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Kompaninë Publike Uniteti (KRM) dhe ‘Green Art Center (GAC)’ po vazhdojnë projektin për ndarjen e mbeturinave në burim. Pas rritjes së kapaciteteve për grumbullim të mbeturinave të riciklueshme të amvisërive, është shtuar intensiteti i punës së kompanisë për transportim deri në qendrën për paketim dhe ambalazhim, vend në të cilin ka filluar edhe seleksionimi i materialeve te riciklueshme si: plastikë, kanaqe etj. si dhe paketimi i tyre në formë të presuar me qellim shitjen e tyre. Sasia që grumbullohet falë gatishmërisë qytetare për të zbatuar ndarjen në burim do të ndihmoj në funksionalizimin e kësaj qendre dhe gjenerimin e vendeve të punës në këtë sektor. Në një periudhe 1 mujore janë grumbulluar rreth 6 ton mbeturine të riciklueshme vetëm në amvisëri në Komunën e Vushtrrisë.
“Kjo kampanjë i bashkëngjitet të gjitha aktiviteteve të GAC-it në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe që do të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim. Projekti ‘Ruje, mos e gjuj’, përkrahur prej ‘Coca Cola HBC’ do te zbatohet në këto lokacione: Qendra e Studentëve në Prishtinë, Kolegji AAB, Kolegji RIT dhe 500 familje në komunën e Vushtrrisë. Disa komuna në Kosovë ku GAC vepron tashmë janë duke zbatuar me sukses praktikën e ndarjes në burim për Riciklim dhe ku rezultatet tregojnë gatishmëri qytetare dhe institucionale për të përkrahur këtë proces. Kësisoj, krijuesit e mbeturinave të riciklueshme prej ambalazhimit duhet të kenë parasysh përgjegjësinë për krijimin e kushteve për trajtim adekuat të mbeturinave të riciklueshme me qëllim zvogëlimin e sasisë së mbetjeve që shkojnë ne deponi”, thuhet në komunikata./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe