Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim një grup të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Berlinit- Gjermanisë, me të cilët ka diskutuar për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë,
Gjatë këtij takimi Ministri Matoshi ka falënderuar studentët dhe profesorët për prezencën e tyre dhe studimin që ata po bëjnë tani në Kosovë mbi mbeturinat e ndërtim-demolimit si dhe prezantoi sfidat më të cilat po ballafaqohet shteti I Kosovës në fushën e mjedisit.
“E ardhja jonë do të varet shumë nga drejtimi që do t’i japim këtyre problemeve mjedisore dhe raporti që ju do të bëni do të na ndihmoj në punën tonë”, ka deklaruar ministri Matoshi.
Matoshi gjithashtu ka deklaruar që si shtet që kemi qenë të okupuar, ata që na kanë sunduar nuk janë brengosur për mjedisin dhe planifikimin hapësinor të Kosovës, prandaj dhe kemi këto problem, me të cilat tani jemi duke u marrë seriozisht.
Ministri para studentëve foli dhe për investimet që po bëhen ne fushën e mbeturinave dhe potencoi që bashkë me GIZ-in janë duke investuar 7 milion euro për mbështetjen e komunave në këtë fushë.
Ndërkaq, udhëheqja e programit të mbeturinave në GIZ, Alexandra Linden, falënderoi ministrin Matoshi për bashkëpunimin dhe tregoj për projektet e përbashkëta që po zhvillohen në fushën e mjedisit nga MMPH dhe GIZ.
Studentët dhe profesorët nga universiteti i Berlinit shprehen falënderimet e tyre për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar nga Ministri Matoshi dhe punëtorët e Ministrisë në kuadër të studimit që ata janë duke bërë rreth mbeturinave të ndërtim- demolimit.
Në fund të takimit Matoshi iu ka dhuruar të pranishmëve në takim nga një hartë të Kosovës në shenjë falënderimi për vizitën dhe punën që po bëjnë në Kosovë ky grup nga Universiteti i Berlinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH: Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Uji në Tetovë me erë dhe shije të pazakontë, autoritetet thonë se është i pijshëm
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët