LAJMI I FUNDIT:

KE nis procedurën kundër Sllovenisë lidhur me procesin zgjedhor

KE nis procedurën kundër Sllovenisë lidhur me procesin zgjedhor

Komisioni Evropian ka iniciuar procedurat kundër Sllovenisë për shkak të listës zgjedhore së personave të fshirë me aftësi të reduktuar intelektuale, ata që kanë arritur moshën 18-vjeç ose ata për shkak të sëmundjes mendore, me arsyetimin se nuk mund të kuptojnë se çfarë është qëllimi i zgjedhjeve, shkruan sot gazeta “Veçer” e Mariborit.

Sipas gazetës, kjo praktikë është në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën sllovene, sipas të cilit çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të votojë dhe të zgjidhet, por edhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Personat me aftësi të reduktuar intelektuale janë përjashtuar nga procesi zgjedhor vetëm në Slloveni dhe Hungari si vende anëtare të BE-së, dhe për këtë arsye Brukseli kundër Sllovenisë ka filluar procesin që mund të rezultojë në dhënien e të drejtës për kompensim për personat të cilëve u është mohuar e drejta e votës.

Sipas praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, rastet e përjashtuara nga zgjedhjet mund të marrë rreth 3,000 euro si kompensim, nëse vërtetohet se janë diskriminuar në bazë të ligjit për shkak të pamundësisë për të votuar.

Praktika e përjashtimeve për personat me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor ka qenë pjesë e shumë vendeve evropiane, por kjo formë e diskriminimit në ndërkohë është shfuqizuar, me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovenisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori