LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian Romeo vizitoi Dibrën

Ambasadori italian Romeo vizitoi Dibrën

Ambasadori i Italisë në vend Carlo Romeo sot pasdite ishte për vizitë në qytetin e Dibrës.

Ai realizoi takim me kryetarin e komunës Hekuran Duka, i cili e njoftoi për mundësitë për bashkëpunim në plan ekonomik, për kushtet që i posedon komuna dhe përfitimet që ofrojnë në raport me hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Bëhet fjalë edhe për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane nëpërmjet binjakëzimit të komunës tonë me ndonjë në Republikën e Italisë. Takimi ishte në atmosferë pozitive dhe miqësore”, njoftuan nga komuna e Dibrës.

Ambasadori Romeo është njoftuar edhe me faktin se për disa mijëra dibran, Italia është shtëpia e dytë dhe se janë të përfshirë në jetën e përgjithshme në këtë vend./Telegrafi/