LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Tiranës lë në burg 26-vjeçarin nga Kosova, që ishte në kërkim nga INTERPOL-i

Gjykata e Tiranës lë në burg 26-vjeçarin nga Kosova, që ishte në kërkim nga INTERPOL-i

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin me origjinë nga Kosova, Shkëlqim Kastrati i arrestuar dy ditë më parë në Tiranë në një palestër pasi është i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje.

Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për qëllime ekstradimi për Kastratin.

23-vjeçari u arrestua më 19 maj në një palestër në një qendër tregtare, pasi ndaj tij gjykata gjermane ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë. Për më tepër gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar armë e drogë, përcjell Lapsi.al.


Kastrati lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori