LAJMI I FUNDIT:

Ishulli italian kompenson turistët, nëse bjen shi derisa janë në pushime (Foto)

Ishulli italian kompenson turistët, nëse bjen shi derisa janë në pushime (Foto)

Nëse bjen shi gjatë pushimeve, është monotoni shumë e madhe.

Andaj, ishulli Elba në Itali, ka vendosur që t’ju kthej disponimin, atyre që iu zë shiu nëse janë duke i kaluar aty pushimet, transmeton Telegrafi.


Në këtë ishull Italian që ndodhet në brigjet e Tuscany, ka nisur fushata ‘Elba No Rain’ që do të zgjatë deri në fund të muajit maj.

Për të marrë kompenzim në rast të rreshjeve, vizitorët duhet të qëndrojnë në hotele të certifikuara, si dhe të bëhen pjesë e kampanjës.

Mjafton që të bie shi dy orë pa ndërprerë dhe ata e kanë të paguar fjetjen, për një natë, por nuk është i përfshirë edhe ushqimi. Atyre iu rimburësohet i tërë pushimi, nëse për më shumë se dy ditë, bjen nga dy orë shi.

Fushata zgjatë deri më 31 maj, ndërsa është bërë që të zhvillohen sa më shumë pushimet jashtë sezonit. E njëjta, do të fillojë edhe me 15 shtator, deri në fund të muajit tetor.

Pas Sicilisë dhe Sardenjës, Elba është ishulli i tretë më i madh në Itali. Më së shumti është i njohur, për qëndrimin dhjetë mujor të perandorit francez Napoleon Bonaparta, kur ishte në ekzil prej Francës.

Turistët shumicën e kohës e kalojnë duke vizituar objektet e lashta, si dhe shtëpinë ku ka qëndruar perandori francez, me ndërtimet e epokës etruske. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori