Një linjë komplet e re tashmë do të furnizojë trekëndëshin e fshatrave të Obiliqit, Prishtinës e Podujevës. Bëhet fjalë për Largpërcuesin e Breznicës, që është LP i parë 20 kilovoltësh i ndërtuar në Kosovë që është lëshuar këto ditë në punë
Në gjatësinë mbi 15 kilometërshe është ndërtuar rrjeti komplet i ri dhe janë vendosur 13 trafostacione të reja. Ky LP që derivon nga Mazgiti i Obiliqit dhe degëzohet në dy drejtime, nga fshatrat e Prishtinës në drejtim të lindjes dhe nga ato të Obliqit dhe Podujevës në drejtim të veriut.
Nga linja e re fundore e Tesionit të Mesëm 20 kV do të përfitojnë direkt mijëra banorë të këtyre komunave, që gjenden në një zonë kodrinoro-malore. Ky nivel tensioni parashihet të ofrojë shërbime shumë më kualitative dhe t’i ulë humbjet e energjisë elektrike.
Linja e mëhershme, e trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik, ishte në gjendje mjaft të rëndë dhe shumë problematike, pasi kishte telashe të vazhdueshme sa herë kishte rëndim të kushteve atmosferike.
Tash, në atë pjesë gjithçka ka ndryshuar.
Ky LP është pjesë e projekteve të KEDS-it për rinim të tensionit të lartë dhe transformim të rrjetit 10 kV në atë 20 kV, përmes ndërtimit të linjave të reja apo rehabilitimit total dhe shndërrimit të atyre ekzistuese.
Pos LP Breznica, KEDS ka ndërtuar edhe tre LP 20 kV tjerë të rinj që pritet të lëshohen gjatë këtyre ditëve në funksion të plotë si ai Runiku, Drenica dhe Lipjani.
Intervenimet e para janë bërë pikërisht në linjat më problematike, të cilat binin shpesh si pasojë e faktorëve ekstern, sidomos atyre atmosferikë. Ndërsa, pas përfundimit të punimeve në këto lokalitete, do të përfitojnë direkt mijëra konsumatorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'