Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shprehur i habitur nga deklarata e vendeve të Quintit pas zgjedhjeve për kryetarët e komunave në veri të Kosovës.
Ai shtoi se nga ky njoftim mund të konkludohet se disa janë të pakënaqur që zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.
“Unë dua t’i përgëzoj për shpikjen e tyre. Unë nuk kam lexuar ndonjë gjë më të marrë në jetën time”, tha Vuçiq.
Ai komentoi mbi një deklaratë të përbashkët nga vendet e Quintit – ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët thanë se procesi zgjedhor në katër komunat në veri kaloi në atmosferë të qetë, por gjithashtu kujtuan se ka ende çështje të pazgjidhura, të cilat kanë ndjekur procesin zgjedhor të vitit 2017.
“Çfarë kuptimi ka kjo”, tha Vuçiq.
Ndryshe, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, dolën dje me një komunikatë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.
Ambasadat e shteteve të Quintit rikujtojnë gjetjet e misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) të vitit 2017, që shprehën shqetësime serioze për frikësime në shumë zona të serbëve në Kosovë, sidomos kundër partive politike që garuan kundër Listës Serbe.
“Këto defekte, si dhe kërkesat për të përditësuar listat e votuesve dhe për të qartësuar procedurat, mbeten të pa adresuara dhe kanë si rezultat konkurrencën dhe pjesëmarrjen e kufizuar politike, prandaj ngritin pyetje lidhur me procesin e përgjithshëm demokratik në ato zona”, thuhet në deklaratë.
Përfaqësuesit e këtyre ambasadave apelojnë të gjithë akterët relevantë, përfshirë institucionet dhe partitë politike përgjatë gjithë spektrit, që të adresojnë urgjentisht këto defekte duke zbatuar rekomandimet e EOM-it.
“Inkurajojmë qytetarët dhe shoqërinë civile që t’i mbajnë partitë përgjegjëse për përkushtimin që partitë kanë shprehur përmes deklaratës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës në prill të vitit 2019 për forcimin e procesit zgjedhor. Ata që janë zgjedhur tani duhet të angazhohen për të përfaqësuar interesat e gjitha bashkësive në komunat e tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të Quintit. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj