LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset traktori në Saraj të Shkupit, lëndohen dy persona

Rrokulliset traktori në Saraj të Shkupit, lëndohen dy persona
Ilustrim

Dy djem, nga ku njëri i mitur janë lënduar rëndë si pasojë e rrokullisjes së traktorit, mbrëmë në Saraj të Shkupit.

Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “1” në Saraj. Traktor me tabela të regjistrimit të Shkupit, i drejtuar nga personi me iniciale J.S (25), ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur. Shoferi me iniciale J.S, 25 –vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, derisa bashkudhëtari i tij 15 vjeçar nga fshati G[rçec është lënduar më lehtë.


Të dy personat janë dërguar në spitalin e qytetit “8 shtatori” në Shkup për shërim të mëtutjeshëm.

Hetim në vendngjarje kanë kryer MPB-ja e Shkupit./Telegrafi/

Foto: Arkiv