LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rralla që vetëm në “një vend të botës” mund të shihen – ajsbergët gjigantë lundrojnë pranë shtëpive (Foto)

Pamje të rralla që vetëm në “një vend të botës” mund të shihen – ajsbergët gjigantë lundrojnë pranë shtëpive (Foto)

Një fotograf amator ka arritur të fotografojë ajsberg gjigant dhe të dokumentoj rrugëtimin e tyre në atë që njihet si “rruga e ajsbergëve”.

Në një seri të imazheve të shkrepura nga shtëpia e tij në Cape Bonavista të Kanadasë, fotografi Mark Gray ka dokumentuar procesin e lundrimit të ajsbergëve nëpër det dhe më pas i ka publikuar imazhet në llogarinë e tij në Twitter.


Në një fotografi, Gray ka arritur ta kap momentin e krahasimit të madhësisë së ajsbergut dhe fanarit në shkëmb, i cili dukej pothuajse si miniaturë në krahasim me ajsbergun.

E korridori përmes të cilit Gray ka arritur t’i fotografojë ajsbergët njihet si “rruga e ajsbergëve”, ku në kohë të caktuara të vitit lundrojnë sikur të ishin anije.

Bregu Newfoundland në Kanada shpesh është atraksioni kryesor për vizitorë të shumtë që duan të shijojnë panoramën e rrallë të ajsbergëve që lundrojnë, ku brenda një viti “parakalojnë” 400 deri në 800 ajsberg. /Telegrafi/