LAJMI I FUNDIT:

Kontrollorët ajror në grevë, bllokojnë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës

Kontrollorët ajror në grevë, bllokojnë fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës
Foto: Ilustrim

Sindikata e Kontrollorëve Ajror të Kosovës (SINKON), ka paralajmëruar se më 27 dhe 28 maj do t’i rikthehen grevës, për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave dhe mos plotësimit të kërkesave të tyre nga Ministria e Infrastrukturës, pavarësisht paralajmërimeve.

Kryetari i SINKON-it, Zgjim Topxhiu, ka thënë për Telegrafin se kërkojnë një zgjidhje të përshtatshme dhe të dihet pozita e tyre në këtë Ligj.

“Greva do të mbahet më 27 dhe 28 maj. Në ditën e parë, greva do të mbahet një orë, ndërsa dita e dytë do të jetë tetë orë, pra nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 16:00. Në momentin që merren veprimet sindikale, atëherë hapësira ajrore e Kosovës ndalon. Kërkojmë reflektim nga institucionet përkatëse, kërkojmë zhvillim të dialogut social që të arrihet një zgjidhje të përshtatshme për të gjitha palët. Kjo grevë le të shërbej që institucioni të reflektoj për shkak të pakënaqësive dhe pasigurisë që është krijuar në vendin e punës, për arsye se ende nuk kemi informata se ku qëndrojmë në Ligjin e Pagave”, tha Topxhiu.


Ai ka treguar se nuk janë kryer obligimet që janë paraparë në Memorandumin e nënshkruar në muajin shkurt ndërmjet tyre dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ka qenë një Memorandum Mirëkuptimi që është nënshkruar më 22 shkurt, ku i ka dhënë fund grevës së kaluar të mbajtur në muajin shkurt, mirëpo sot më datë 20 maj bëhen 86 ditë nga data e nënshkrimit, ku brenda kanë qenë disa afate të përcaktuara që janë parashikuar të kryhen disa obligime nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, mirëpo ato obligime nuk janë kryer dhe kjo grevë vjen si pasojë e moskryerjes së obligimeve”, ka shpjeguar Topxhiu.

Në muajin shkurt, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe ish-kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Artan Hasani, kishin nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, përmes së cilës i kishin dhënë fund grevës së paralajmëruar nga SINKON.

Ky dokument kishte përfshirë kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në Ligjin për Paga.

Telegrafi i ka kontaktuar edhe zyrtarët nga Ministria e Infrastrukturës për të marr një qëndrim, por deri më tani nuk ka marr përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori