Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtarë në Gjermani. Në kuadër të kësaj vizite, Gashi në Berlin në cilësinë e përfaqësuesit nga Kosova, është duke kryesuar Zyrën Regjionale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) po merr pjesë në konferencën: “Bashkëpunimi rajonal parlamentar në mbështetje për angazhimin e RYCO-s dhe parlamenteve në procesin e Berlinit”.
Në këtë konferencë po marrin pjesë deputetë e përfaqësues nga vendet e Ballkanit perëndimor si dhe nga Gjermania e Franca. U diskutua për rëndësinë dhe rolin ndihmues të parlamenteve në procesin e Berlinit, respektivisht për ndihmën që parlamentet mund ta japin për rininë në përgjithësi dhe RYCO-n në veçanti.
Gashi potencoi se Parlamentet dhe deputetët kanë rol të veçantë dhe domethënës sa i përket ndihmës dhe mbështetjes për të rinjtë, duke pasur parasysh ndikimin që ata mund ta luajnë tek subjektet politike e veçanërisht në parlamentet e tyre. Ata mund të lobojnë dhe përkrahin iniciativat rinore të cilat kanë për qëllim krijimin e një klime bashkëpunuese dhe bashkëvepruese mes të rinjve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Arsyeja për të cilën ne jemi mbledhur këtu është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për RYCO-n si mekanizëm që synon fuqizimin e bashkëpunimit rajonal por për secilin prej nesh, pasi që konsideroj se qëllimi ynë përballë këtij procesi është i njëjtë ani pse perspektiva mund të jetë e ndryshme”, tha në fjalën e tij ministri Gashi.
Ministri e vlerësoi rolin e parlamenteve dhe parlamentarëve si thelbësor posaçërisht në krijimin e një mjedisi ku qytetarët e rajonit tonë, me theks, të rinjtë, të jenë të gatshëm dhe në gjendje të bashkëpunojnë me njëri tjetrit.
“Si ligjvënës në nivel nacional ju keni fuqi për të bërë politika të cilat po ashtu në një formë apo tjetër implikojnë zhvillimet në nivelin rajonal. Prandaj, edhe kontributi juaj është i një rëndësie të veçantë. Mbështetja juaj konkrete si ligjvënës për RYCO-n dhe të rinjtë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke e pasur parasysh faktin se RYCO dhe të rinjtë e rajonit po bashkëjetojnë në një mjedis të ndjeshëm socio-politik, është më se e nevojshme”, porositi ministri Gashi.
Në fjalën e tij ministri Gashi, po ashtu u bëri thirrje deputetëve pjesëmarrës në konferencë se të bashkohen drejt kauzës që tërë Ballkanin Perëndimor ta bëjnë një rajon më të mirë për gjithë duke e mbështetur RYCO-n dhe të rinjtë me vendime të duhura politike dhe mënyra tjera.
“Mbështetja e vazhdueshme financiare dhe jo financiare edhe nga partnerët tjerë do të jetë e nevojshme në vazhdimësi andaj përkrahja e partnerëve si Franca dhe Gjermania, mbetet e domosdoshme për një rritje të qëndrueshme të RYCO-s”, tha ministri në fund të fjalës së tij si kryesues i Bordit Drejtues të RYCO-s, me ç’rast edhe falënderoi Parlamentin Gjerman për fondin e alokuar tek RYCO për mbështetje të shkëmbimeve të shkollave në rajon, por edhe qeverinë e Francës për mbështetjen e RYCO-s.
Ministri porositi edhe të rinjtë që të jenë ambicioz dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre duke i sfiduar vendimmarrësit e politikbërësit në limite. “Unë besoj në sloganin e RYCO-s që Një Rajon më i mirë fillon me të rinjtë, andaj është radha juaj.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa qytete do të marrin pajisje të reja zjarrfikëse nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale