LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshojnë sallën

Deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshojnë sallën

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë lëshuar sallën në shenjë proteste për postimin e fotografisë nga deputetja Flora Brovina dhe mosdhënies së llogarisë dhe dorëheqjes.

Pas deklaratave të shefave të grupeve të këtyre dy partive ku kërkuan përgjegjësi për rastin e publikimit të fotografisë, duke thënë se tash të kërkohet tribunal prej OKB-së, është pafytyrësi, ata lëshuan sallën.

Ndërsa pati kritika nga pozita duke u thënë se pasi që nuk po e mbështetin Tribunalin për gjenocidin serb, LDK dhe LVV po mbajnë anën e atyre që kanë kryer krime serbe në Kosovë./Telegrafi/